Me spektaklin e përvitshëm “Dancing with the stars” që starton mbrëmjen e së hënës në ekranin e Vizion Plus, ka ndodhur këtë vit një skandal. Disa nga balerinët e angazhuar në këtë format kanë braktisur spektaklin për shkak të disa mosmarrëveshjeve financiare. Nuk kishte ndodhur më parë që të largohen balerinët e aq më tepër shumë pak para fillimit të spektaklit! Flitet se një konflikt me producenten Holta Dulaku, ka bërë që nga spektakli të largohen Gerd Vaso, Dioni, Elvis Nallbani dhe Odeta Dishnica. Mësohet se Holta i ka kaluar kufinjtë e arrogancës gjë që ka cuar në largimin e tyre. Pas kësaj, burime nga Vizion Plus konfirmojnë se është thirrur balerini italian Simone për të plotësuar hendekun që u krijua nga braktisja që i bënë spektaklit pjesa kryesore e trupës . Këtë herë ky spektakël ka shumë mundësi të startojë me mungesa. Kujtojmë se vitin e kaluar prej aty u largua Miriam Cani e cila do të ishte në rolin e prezantueses dhe u zëvëndësua nga Jonida Maliqi e cila gjatë prezantimit u shoqërua me kritika të shumta. Mbetet të shohim sonte në mbrëmje nëse janë zëvëndësuar balerinët dhe konkurentët e ikur apo jo.