Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A më takon pasuria e babait?
A mund të bashkohen tri periudhat kontributive të tri shteteve?
Mund të përdor letër muri në kuzhinë?

A mund të bashkohen tri periudhat kontributive të tri shteteve?

– Po ju dërgoj të skanuar librezën e punës, e cila përmban periudhat deri në muajin shtator të vitit 1999. Mbas 1 shtatorit 1999, kam punuar në fonderi të Uzinës Mekanike Bujqësore Durrës, por nuk i kam hedhur në librezë. Si ta vërtetoj këtë vjetërsi që nuk e kam regjistruar në librezën e punës? A përfitoj nga marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, në rast se vitet e fundit para daljes në pension mund të punoj në Belgjikë.
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – Përsa i përket problemit të parë, Patronato INAS CISL ALBANIA ka një marrëveshje me Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Shqipëri, për konfirmimin e periudhave kontributive. Duke qenë se ende nuk ka përfunduar informatizimi i periudhave kontributive, konfirmimi bëhet duke dërguar në formë telematike pranë këtij institucioni një kërkesë që përmban disa gjeneralitete të kërkuesit dhe rubrikat e punës (Ndërmarrja ose institucioni, fillim-mbarim, posti i punës) të kërkuesit (moduli bashkëngjitur). ISSH, me marrjen e kësaj kërkese, mbasi bën verifikimet në dokumentacionin që disponon, plotëson tërësisht vjetërsinë kontributive që rezulton në këto dokumente. Ky konfirmim na dorëzohet, si në formë telematike, ashtu edhe me postë zyrtare në kartë, i miratuar nga titullari i ISSH. Mbas kësaj procedure, konfirmimi i dërgohet emigrantit në adresën e kërkuar, ose tërhiqet personalisht nga familjarët në Shqipëri. Ky konfirmim shërben për çdo lloj përfitimi që ofrohet, sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore.
– Përsa i përket problemit të dytë, me interes është fakti se në nenin nr. 28 të marrëveshjes me Belgjikën “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore” (miratuar me ligj nr. 35/2014, datë 03.04.2014, botuar në fletoren zyrtare nr.57 të vitit 2014) në pikën 5, theksohet sa më poshtë: “Nëse vetëm Belgjika është lidhur me një vend të tretë me anën e një marrëveshjeje për sigurimet shoqërore, që zbatohet për personin në fjalë, periudhat e sigurimit të plotësuara në përputhje me legjislacionin e këtij shteti të tretë, do të bashkohen për përfitimin e së drejtës për përfitim pleqërie, familjar dhe të invaliditetit, në të dy shtetet kontraktuese.
– Në këtë mënyrë, personit të interesuar që punon në Belgjikë dhe ka periudha kontributive në Shqipëri, bazuar në këtë marrëveshje, i bëhet totalizimi i periudhave që ka në Belgjikë dhe Shqipëri, por duke qenë se i interesuari ka periudha kontributive në Itali, ndërkohë që edhe Italia ka marrëveshje me Belgjikën, i bashkohen edhe periudhat që ka në Itali, kështu që emigranti i mësipërm ka krijuar mundësinë për bashkimin e periudhave në 3 shtetet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A më takon pasuria e babait?

Next Post

Mund të përdor letër muri në kuzhinë?

Advertisement