Çehre e vrarë dhe ngjyrë gri, rrathë nën sy dhe humor i keq në mëngjes? Partneri/ja juaj humbet durimin përballë gërhitjeve tuaja të vazhdueshme natën? Evitoni pagjumësitë duke përdorur këtë zgjidhje magjike për të ndaluar gërhitjet: Mjafton të këndoni ditën! Duket pra se muzika ka shumë virtyte të mira, ndër të cilat edhe atë kundër gërhitjeve më të vështira! Ushqimi, ilaçet, operacioni… Janë të shumta teknikat pak a shumë efikase kundër gërhitjeve, por një studim ka treguar se nëse këndon të paktën 12 minuta në ditë, kufizon gërhitjet gjatë natës. Zhurmat që bëjmë gjatë gërhitjeve janë të ndryshme dhe të bezdisshme si për atë që i bën, por sidomos për atë që i pëson ato. Pra, nëse në të ardhmen dëshironi ta filloni ditën mbarë dhe të evitoni rrathët poshtë syve, mendoni të këndoni sa më shpesh të mundeni gjatë ditës.