Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë pensioni përfitoj në Shqipëri dhe në Itali?
Nëse analiza e ADN-së tregon se fëmija s’është i imi, divorcohem dot?
EDI RAMA PER FOTOGRAFITE E ENVER HOXHES

Nëse analiza e ADN-së tregon se fëmija s’është i imi, divorcohem dot?

– Përshëndetje avokatit të kësaj rubrike. Jam martuar prej 10 vjetësh me një grua që nuk është shqiptare. Jemi martuar me dashuri, pa asnjë lloj interesi tjetër. Jemi njohur në Francë dhe ajo është nga Ukraina. Vitin e fundit kemi pasur shumë probleme me njëri-tjetrin. Kemi dy fëmijë, 5 vjeç dhe 1 vjeçe. E pranoj që para një viti e tradhtova sepse më shtyu ajo, por ishte diçka kalimtare dhe e shmangëm divorcin. Unë e bëra më shumë për hakmarrje sepse ajo ka një koleg me të cilin rri shumë. Më thotë: “Nuk kam asgjë me të”, por unë dyshoj dhe shpeshherë kemi shkuar drejt ndarjes për këtë gjë. Më kanë ardhur thashetheme se vajzën e vogël e ka me atë dhe jam i shokuar nga këto fjalë. S’ka natë që nuk shkojmë gjer në dhunë. Unë nuk arrij ta besoj dot se ajo nuk është vajza ime, sado që gruaja thotë se është imja. Më thoni, ju lutem, si duhet të veproj, të bëj analizën e ADN-së? Në rast se fëmija nuk del i imi, a është ky një fakt i mjaftueshëm për t’u divorcuar? Ne kemi edhe shtëpinë bashkë; nëse ndahemi, çfarë përfiton ajo? Po unë, a e marr dot djalin? Për atë jam i sigurtë që është i mi, por ajo më kërcënon se do të ikë nga Shqipëria dhe do t’i marrë fëmijët. Më thoni, cila është rruga ligjore që duhet të ndjek?
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, Email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – I nderuar lexues! U ndjeva vërtet keq kur po lexoja shqetësimin tuaj nëpërmjet këtyre rreshtave. Sigurisht, ju mund të bëni analizën e ADN-së së fëmijës tuaj. Është një ekspertizë që kryhet jashtë Shqipërisë dhe ku do të dalë e vërteta rreth fëmijës suaj. Nëse nuk është fëmija juaj, keni të gjitha të drejtat të kërkoni zgjidhjen e martesës. Sigurisht, mund të kërkoni që fëmija tjetër të jetë nën kujdestarinë tuaj, edhe pse është shumë e vështirë t’ju jepet nga gjykata, për shkak të moshës së vogël, gjatë së cilës duhet prezenca e nënës.
– Ndërsa përsa i takon ndarjes së pasurisë të paluajtshme, ajo bëhet me një proces tjetër në gjykatë, por pasi të zgjidhet martesa. Nëse ky apartament është blerë pas martesës, gjysmën e fiton bashkëshortja; ky është rregull ligjor. Në qoftë se nuk jeni të sqaruar mjaftueshëm dhe e keni të vështirë t’i bëni procedurat vetë, mund të më kontaktoni edhe nga afër, për t’ju marrë përsipër mbrojtjen në gjykatë, gjithmonë nëse vendosni t’i futeni kësaj rruge. Ju uroj gjithë të mirat! Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë pensioni përfitoj në Shqipëri dhe në Itali?

Next Post

EDI RAMA PER FOTOGRAFITE E ENVER HOXHES

Advertisement