Kryeministri Rama zhvillon në datat 14-15 nëntor një vizitë zyrtare në Suedi. Gjatë qëndrimit në Stokholm, Kryeministri pati një takim me homologun suedez, zotin Stefan Löfven. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar, zhvilloi një mbledhje pune me ambasadorët suedezë të akredituar në vendet e rajonit. Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve për zhvillimin e shoqërisë së informacionit u zhvillua një takim mes Drejtoreshës së Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Drejtoreshës Ekzekutive të Komitetit Suedez të Dixhitalizimit. Të shtunën, Kryeministri Rama është i ftuar të mbajë fjalën kryesore në Creative Time Summit, i cili këtë vit ka si temë qendrore përballjen me ksenofobinë, përjashtimin social dhe emigracionin. Samiti, i cili organizohet në Pallatin e Kulturës së Stokholmit, ka mbledhur artistë të njohur nga e gjithë bota për të diskutuar mbi artin si një mjet zhvillimi, jo vetëm kulturor, por edhe social. Vizita e Kryeministrit mbyllet ditën e shtunë, pas një serie takimesh intensive me artistë, biznese dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në të cilat do të prezantohet Shqipëria dhe mundësitë që ajo ofron.