Që prej ndeshjes Serbi-Shqipëri, me ngajrjen që ndodhi atje, Serbia është kthyer në një shënjestër nga shqiptarët dhe me të drejtë. Ajo që ndodhi ishte një provokim nga ana e serbëve dhe qëndrimi i tyre lë shumë për të dëshiruar cka vijoi edhe me kryeministrin Vucic në takimin që pati me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Sjellja e tij reflektonte qartazi qëndrimin negativ të tij dhe popullit që përfaqëson kundrejt shqiptarëve të Kosovës kryesisht. Kështu, edhe personazhet publikë shqiptarë, janë bërë pjesë e ironizimit ndaj Serbisë. Njëra ndër to është edhe aktorja simpatike, Olta Gixhari, e cila e ndodhur atje ka menduar të bëjë një foto pikërisht përballë Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë, në Beograd që është e bombarduar nga NATO në vitin 1999, duke nxjerrë gjuhën në mënyrë tallëse dhe e veshur pikërisht me një bluzë të stampuar me flamurin amerikan. Me siguri kjo është një ndër fotot më të pëlqyera të Oltës nga shqiptarët.
Advertisement