Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga ARTAN KRISTO
Juxhina Madhi, akrobate në Cirkun Kombëtar: Përballem çdo ditë me rrezikun!
Foto e re e Kallashit

Juxhina Madhi, akrobate në Cirkun Kombëtar: Përballem çdo ditë me rrezikun!

juxhina akrobate (2)juxhina akrobate (4)Ata që herë pas here ndjekin shfaqjet e Cirkut tonë Kombëtar, nuk kanë sesi të mos e kenë parë Juxhinën teksa performon numrat e saj akrobatikë. Dhe, sigurisht, nuk kanë sesi të mos e kenë duartrokitur atë… Ne e kemi ftuar Juxhinën në këtë intervistë për të na treguar për këtë profesion të rrallë dhe për mënyrën se si e ushtron atë… Ç’mund të na thotë me fjalë për të gjitha këto dhe për veten një vajzë që na flet vetëm me performancat e saj fizike në arenë? Juxhina tregon…

Gresa Myftiu: – Juxhina, si ka nisur puna jote në Cirkun Kombëtar?
Juxhina Madhi: – Kam filluar që në moshën 7 vjeçare si nxënëse në studion e Cirkut Kombëtar, por që nga viti 2007, jam bërë pjesë e trupës së tij profesioniste.
– A ke ndonjë lidhje familjare me cirkun në përgjithësi? Nuk e besoj se një mëngjes u zgjove dhe mendove papritur “Pse të mos bëhem akrobate?”…
– (Buzëqesh) Jo, nuk ka ndodhur tamam kështu, ama, familjarisht, nuk kam asnjë person tjetër që është marrë apo merret me cirk; unë jam e vetmja! Siç ju thashë, e nisa si nxënëse, por arrita këtu ku jam sot dhe për këtë më vjen mirë…
– Atëhere, duhet të ketë qenë e vështirë për ty… Kush ka qenë personi që të ka mbështetur më shumë, qoftë në familje, qoftë në cirk?
– Janë të shumtë personat që më kanë mbështetur dhe nuk mund t’i përmend të gjithë këtu. Do të thoja se, pa diskutim, familja është mbështetja ime më e madhe; veçanërisht, mami.
– Ti, tashmë ke vite që performon si akrobate profesioniste. A është e vështirë për një femër të ushtrojë një profesion të tillë?
– Normale që ka vështirësi! Është e vështirë në radhë të parë të jesh një femër artiste, në të gjitha artet. Konkretisht pastaj, në artin e bukur të cirkut, vështirësitë, me kalimin e viteve, sa vijnë e shtohen. Kjo, për shkak të detyrave dhe përgjegjësive që ka një femër…
– Cili është plusi dhe minusi më i madh i këtij profesioni?
– Plusi është guximi që i karakterizon akrobatët, ndërsa minusi më i madh, besoj se është rreziku me të cilin përballemi çdo ditë në këtë profesion.
– Cila është ajo gjë që nuk do të kishe dashur ta kishe në profesionin tënd?
– Nuk e di… S’besoj se ka ndonjë gjë që s’dua ta kem në profesionin tim. E dua këtë profesion me sfidat dhe kënaqësitë që më jep çdo ditë.
– Çfarë e bën një artist që të kënaqet më punën e tij?
– Vlerësimi i mjeshtrave dhe duartrokitjet e ngrohta pas çdo shfaqjeje, më bëjnë të ndjehem mirë dhe të vlerësohet puna, që e bëj me shumë pasion.
– Cilin profesion tjetër do ta bëje me shumë dëshirë?
– S’kam menduar kurrë të bëj një profesion tjetër, sepse i jam përkushtuar që e vogël akrobacisë, ndaj nuk di ç’të të them… (Buzëqesh)
– Si i ke marrëdhëniet me kolegët?
– Kam marrëdhënie shumë të mira me kolegët e mi. Gjithashtu, e vlerësojmë punën e njëri-tjetrit. Nuk mund t’i lë pa përshëndetur ata, si dhe nuk mund të lë pa falënderuar dhe pa i shprehur mirënjohjen time drejtorit të Cirkut Kombëtar Kujtim Dumi, i cili është njëkohësisht mjeshtri që kujdeset e që më ndihmon në numrat që ekzekutoj.
– Sa kohë të merr përgatitja e një numri të ri?
– Një numër i ri kërkon zakonisht një vit stërvitjeje intensive, por ka numra që mund të marrin më shumë kohë, për t’i realizuar në nivel profesional.
– Çfarë bën pas një dite të lodhshme në stërvitje?
– Mundohem të dal dhe të argëtohem me shoqërinë e me njerëz të tjerë të dashur. Një pjesë të ditës ua përkushtoj atyre…
Juxhina në arenë…
– Cili ka qenë numri më i vështirë që ke realizuar deri më sot?
– Të gjithë numrat apo profilet e cirkut kanë rrezikshmërinë apo vështirësinë e tyre në arenë.
– Cila ka qenë situata më e sikletshme në një numër?
– Edhe situatat e sikletshme janë të shumta, por për momentin nuk më kujtohet një i tillë, që ta veçoj nga të tjerët. Për mua, është shumë e sikletshme kur ndodh që, nga lodhja, gjatë shfaqjes, nuk mund ta realizosh dot 100% një ushtrim.
– Kur je ndier më mirë dhe më keq?
– Ndihem gjithmonë mirë mbas mbarimit të numrit, ndërsa keq më ndodh rrallë të ndihem sepse përpiqem në çdo rast, të jap më të mirën nga vetja.
– Cila ka qenë situata më qesharake gjatë performancës?
– Pas shfaqjeve ka plot situata të këndshme, por gjatë ekzekutimit në skenë, unë mundohem të jem sa më e përqendruar në atë që bëj…
Nga afër…
– Vendi më i largët që ke vizituar, qoftë për punë, qoftë për pushime?
– Vendi më i largët që kam vizituar është Belgjika. Kam qenë atje disa vjet më parë, në një festival ballkanik.
– Po më i bukuri apo që të ka lënë më shumë mbresa?
– Kam pasur fatin të lëviz brenda dhe jashtë Shqipërisë, për shkak të punës që kam. Më pyet për vendin që më ka lënë më shumë mbresa dhe unë do të të përmend prapë Belgjikën. Më shumë se të gjitha vendet që kam parë, më ka lënë mbresa Brukseli.
– Je vetëm 20 vjeçe dhe është herët për të të bërë një pyetje të tillë, por gjithsesi, deri më tani, cila ka qenë për ty eksperienca më e bukur jetësore?
– Falënderoj Zotin shumë herë sepse e ndjej veten njeri me fat në shumë drejtime. Çdo ditë vit që kalon, fitoj një eksperiencë të re në jetë, por jam e bindur se më presin eksperienca të reja në vazhdim. Uroj të jenë për mirë!
– Dëshira jote më e madhe…
– Dëshirat më të mëdha janë të realizoj ëndrrat e mia më të mëdha dhe të eci sa më shumë përpara.
– Kënaqësitë më të mëdha që mund t’i marrësh jetës…
– Jetës përpiqem t’i shfrytëzoj për mirë çdo mundësi që më ofron.
– Rregulli të cilit i qëndron më strikte…
– Përpikmëria!
– Personi që do të falënderoje?
– Falënderoj Zotin, të parin. Janë të shumtë njerëzit që dua t’i falënderoj për mbështetjen dhe besimin që kanë tek unë dhe në atë që unë bëj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga ARTAN KRISTO

Next Post

Foto e re e Kallashit

Advertisement