Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djem kerkojne vajza...
Fiona Dani: Kur përfaqësova Shqipërinë, e veshur kuq e zi…
Mund të bëhesh psikolog rastësisht?

Fiona Dani: Kur përfaqësova Shqipërinë, e veshur kuq e zi…

Ju kujtohet Fiona e vogël e emisioneve për fëmijë, në TVSH e TV Koha? Me siguri, pa jua kujtuar këto, nuk kishit për ta bërë lidhjen me këtë vajzë të rritur që shikoni sot, ëndrra e së cilës është të “pushtojë” ekranet televizive, por ndryshe nga çdo vajzë e bukur që aspiron televizionin, më shumë sesa kaq, ajo përpiqet të formohet në të gjitha drejtimet. Do t’ju lërë mbresa, me siguri, një vajzë si kjo!

– Përshëndetje Fiona! Ishe një vajzë e vogël teksa drejtoje emisionet e fëmijëve në TVSH… Sa kohë kanë kaluar që atëhere?
– Përshëndetje! Kam qenë një vajzë e vogël në daljen time të parë në skenë, pasi bëhet fjalë për rreth 7-8 vjet më parë. (Buzëqesh) Kam dalë për herë të parë në një emision fëmijësh, rreth moshës 9 vjeçare.
– Çfarë e lidhi me televizionin një vajzë të asaj moshe?
– Është një histori e çuditshme, në fakt, pasi kur kam qenë e vogël, televizioni nuk ishte ëndrra ime. Një ditë, babi më regjistroi në konkursin e prezantimit të një emisioni për fëmijë. Për fatin tim të mirë, fitova dhe, që në atë moment, ëndrrat e mia ndryshuan.
– Pas emisionit të fëmijëve në TVSH, ke qenë pjesë edhe e televizioneve të tjera. Me çfarë je marrë konkretisht në ta?
– Emisionet e fëmijëve i përshtateshin në atë kohë moshës sime dhe, në to, kryesisht organizonim konkurse kërcimi e bukurie, ku shpeshherë vlerësohesha edhe unë me çmime, ftonim fëmijë këngëtarë, fëmijë që merreshin me modeling dhe, pa dyshim, kishim të pranishëm fëmijë të shkollave të ndryshme të cilët ndanin opinion e tyre me ne. Më vonë, me rritjen në moshë, filloi edhe rritja ime artistike, pasi fillove të merresha edhe me modeling, ndonëse për një kohë jo shumë të gjatë. Pastaj, emisionet për fëmijë, u zëvendësuan nga ato rinore.
– Publiku është mësuar të të shohë në ekran si prezantuese, por me sa di, ti merresh edhe me kërcimin. Po me të, çfarë të lidhi?
– Disa vjet më parë, koreografja e talentuar dhe që unë e dua fort, Fjoralba Kyçyku, në një event zbuloi talentin tim për kërcimin. E mbaj mend si sot daljen time të parë në skenë… Vetëm pas 10 ditë provash dhe punës së saj të palodhur, unë dola për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas e Baletit, vendi ku kanë shijuar suksesin e tyre të gjithë kërcimtarët e mëdhenj. Ka qenë një moment i paharrueshem për mua dhe unë ia dola mbanë më së miri. Më pas, dalja ime në atë skenë do të ishte më e shpeshtë dhe për këtë gjë, falënderoj Mjeshtrin e Madh Rexhep Çeliku, i cili është edhe profesori im i valleve popullore. Kam mësuar çdo valle më dëshirën më të madhe, pasi jam krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur të përfaqësoj Shqipërinë me veshjen e flamurit edhe në arenat ndërkombëtare.
– Besoj se për një vajzë të bukur dhe të përgatitur si ti, nuk janë të pakta ofertat artistike. Kush vendos nëse do të marrësh pjesë në një event, apo ajo?
– Kam bërë gjithmonë gjërat që më kanë pëlqyer, por duke marrë parasysh moshën time, pa dyshim që konsultohem me familjen dhe vendimet janë të përbashkëta. Janë prindërit dhe motra ime, Biorisi, që më japin kurajon për të vazhduar përpara.
– Siç ndodh me vajzat që e nisin këtë rrugë shumë herët, edhe ty, me sa shoh, mami të ndjek kudo… Sa ndikim ka ajo te ti?
– Pa mamin nuk do të arrija kurrë asgjë. Ajo është forca ime, guximi dhe kurajoja për të ecur përpara. Është mikja ime më e mirë, personi që më këshillon e vlerëson ashtu siç duhet, por është gjithashtu edhe kritikja me e madhe e artit që unë kam. Faleminderit mami! Nuk di çfarë do të bëja pa ty! Të dua më shumë se shumë!
– Tjetër, cili është personi që meriton falënderimin tënd për ndihmën që të ka dhënë deri më sot?
– Pa dyshim, si fillim, falënderoj familjen time sepse pa ata nuk do të arrija asgjë dhe nuk do të isha këtu ku jam sot. Ju dua pa fund! Një tjetër falënderim i veçantë shkon për mësuesit e mi, duke veçuar këtu profesor Rexhepin. Një mirënjohje shumë e madhe edhe për një person që e vlerësoj jashtë mase, për mjeshtren e aerobisë, mësuese Mimoza Mevlanin, që edhe pse në një moshë shumë të vogël, vetëm 13 vjeçe, më besoi prezantimin e një eventi aq të rëndësishëm siç është Gjimnastrada Aerobike, të cilin vazhdoj ta prezantoj vit pas viti, që prej asaj dite. Pa dyshim, një tjetër falënderim për stafin pedagogjik të gjimnazit “Qemal Stafa”, për përkrahjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Ju faleminderit të gjithëve!
– Cili është personi që vlerëson më shumë, qoftë si njeri, qoftë profesionalisht?
– Arbana Osmani është idhulli im, por pa dyshim, njerëzit që më mësuan të jem kjo që jam janë shembulli që duhet dhe kam ndjekur; mësuesit e mi janë idhuj për mua.
– Aktualisht, je një gjimnaziste shembull. A nuk të bëhen pengesë për mbarëvajtjen në shkollë, angazhimet e shumta që ke?
– Në fakt, krahas aktiviteteve, edhe shkolla është shumë e rëndësishme për mua pasi synoj të pushtoj ekranet shqiptare. Nuk është aspak e lehtë të kem rezultate të mira dhe të merrem me aktivitete. Nata është mikja ime më e mirë, pasi është koha gjatë së cilës studioj.
– Çfarë synon për të ardhmen tënde jashtë artit?
– Kam shumë qëllime në jetë… Më pëlqen të ndihmoj njerëzit dhe të jem në media në qendër të vëmendjes dhe, duke menduar për një profesion që t’i përmbledhë këto qëllime, kam vendosur të ndjek Shkencat Politike, duke synuar në të ardhmen, diplomacinë.
– Cili është synimi yt kryesor, ai drejt të cilit ecën?
– Të jem dikushi në jetë dhe të përfaqësoj denjësisht veten dhe vendin tim.
– Mendon se ke hedhur hapa mjaftueshëm drejt këtij qëllimi, deri më sot?
– Kam hedhur mjaft hapa të mirë, por pretendoj akoma më shumë. Me punë dhe me vullnet, jam shumë e bindur se do të arrij aty ku dua.

Cili/a dhe pse?
– Aktiviteti që të ka lënë më shumë mbresa…
– Gjimnastrada 2010, pasi ka qenë e para gjimnastradë që kam prezantuar dhe sepse aty u vlerësuam bashkë me shkollën që unë përfaqësoja me çmim përsa i përket kërcimit. Gjithashtu, aktiviteti në Francë 2012 ku përfaqësova Shqipërinë e veshur me ngjyrat kuq e zi e me flamurin shqiptar në dorë.
– Aktiviteti në të cilin do të kishe dashur të mos merrje pjesë…
– Asnjëri, sepse po të doja të mos kisha shkuar nuk do të kisha arritur të mësoja dhe të rikuperoja gabimet dhe nuk do të isha Fiona që jam sot, që mund të prezantoj një aktivitet edhe pa skenar.
– Vendi tek i cili do të ktheheshe gjithmonë, me të njëjtën dëshirë…
– Salla e baletit dhe karrigia e televizionit, janë vendet ku kthehem gjithmonë me shumë dashuri.
– Puna që do ta bëje me angazhim maksimal, pa u ndjerë kurrë e lodhur…
– Të ndihmoj të tjerët është e vetmja gjë që nuk më lodh më kurrë.
– Ëndrra më e arritshme…
– Skena, televizioni, karriera që kam krijuar deri më tani…
– Ëndrra më e paarritshme…
– Deri tani, çfarë kam dashur, e kam realizuar dhe besoj se çfarë planesh kam për të ardhmen, do t’i realizoj. Akoma s’kam një ëndërr të tillë… Kur ta kem, do t’jua tregoj në intervistën e ardhshme. (Buzëqesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djem kerkojne vajza...

Next Post

Mund të bëhesh psikolog rastësisht?

Advertisement