Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Misteret e… urinës!

Regjisori francez, Tierri Berrod ka xhiruar një dokumentar mbi urinën, i cili ka për qëllim të tregojë se ajo zotëron disa “superfuqi” që mund të përdoren si në mjekësi, ashtu edhe në bujqësi, si pleh kimik për bimët. Ja, disa gjëra që nuk i dinit për të:

1. Të gjithë fëmijët i kalojnë muajt e parë të jetës duke notuar në urinë, e cila përbën 80% të lëngut amniotik. Çdo fëmijë, në barkun e nënës, prodhon afro dy gota urinë në ditë.
2. Përbërja e urinës së secilit prej nesh është e ndryshme. Në të ardhmen, ajo mund të përdoret për të na identifikuar, si një lloj gjurme gishtërinjsh.
3. Disa njerëz vuajnë nga sindroma e turpit për të urinuar në prani të personave të tjerë (shy bladder sindrome). Ja, disa të dhëna: Prej saj vuajnë 7% e burrave në SHBA, 5% e francezëve, 2% e gjermanëve dhe 10% e skandinavëve.
4. “Urine therapy”, trajtimi me urinë, është një nga kurat natyrale më efikase. Mjafton të pish pak urinë për të qetësuar dhimbjen e kokës apo astmën. Thuhet se për të ekuilibruar yin-in dhe yang-un, burri duhet të pijë nga urina e gruas dhe anasjelltas.
5. Në qytetin kinez, Dongyang, në pranverë, mund të provosh vezët e ziera në urinë, një specialitet që të mbron nga djegiet nga dielli dhe vapa. (Shija? E kripur, thonë).
6. Po në Kinë, një ekip studiuesish po përpiqesh të krijojë qeliza staminale nga urina. Sot ato merren nga embrionet, me gjithë problemet etike që pasojnë. Në të ardhmen do të kemi mundësi të ruajmë një kampion urine për nevoja mjekësore.
7. Urina e gamiljes, falë cilësive të saj antibakteriale dhe rezistencës ndaj infeksioneve, mund të përdoret në luftën kundër kancerit.
8. Gjurmë urine ka në produktet kozmetike, buzëkuqet dhe në disa pilula për menopauzën.
9. Mbase në të ardhmen do të kemi makina që kanë si karburant hidrogjenin dhe urinën. Hipoteza nuk është kaq e çmendur; po bëhen kërkime në këtë fushë.
10. Urina, e pandotur nga jashtëqitja apo ujërat e zeza, është një pleh kimik shumë i mirë. Mbase në të ardhmen do të përdorim VVC të projektuara për ta mbledhur dhe për ta përdorur…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 arsye për të dashur Bricjapin

Next Post

Java e Vizitorëve të Policisë

Advertisement