Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’po ndodh me djalin tim?

– I nderuar Dr. Jashari, jam një prind shumë i shqetësuar për djalin tim 27 vjeç, një tip interesant dhe i paparë. Kështu ka qenë që i vogël, por tani që është në moshë të rritur, na shqetëson shumë sjellja e tij. Është tip i dhunshëm, përdor fjalor të pisëta në shtëpi, shan, bërtet dhe ofendon si pa të keq, rri i mbyllur në dhomën e tij me ambazhurin ndezur dhe pikturon figura imagjinare, përtej realitetit. Theksoj që të mesmen e ka bërë për pikturë. Pështyn në mure në çdo çast, ose në dysheme.  Qëndron larg meje. Kur i afrohem pak, ai ngrihet, pështyn në banjë dhe thërret të ëmën që t’i fryjë në fytyrë. Ulet në kompjuter me orë të tëra, dëgjon muzikë, apo nxjerr pjesë nga fantashkenca. Beson se bota do përmbyset, por kanë kaluar disa 21 dhjetorë dhe nuk ka ndodhur asgjë. Flet për magjinë e zezë, urren vëllain, është shkëputur nga shokët sepse ata nuk mund ta pranojnë një tip të tillë. Kur ulet pranë tavolinës për të ngrënë, kërkon të fiken dritat dhe ha me shumë kur ka pak ndriçim. Të lutem, doktor Jashari, ç’po ndodh me të? Faleminderit.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:  – I nderuar prind, keni shumë të drejtë që jeni i shqetësuar dhe ndoshta kjo përgjigjja ime do t’ju shqetësojë edhe ca më shumë, pasi siç del nga letra, ju djalin e keni të sëmurë, ose siç e them unë me pak delikatesë, e keni si “pa qejf”. Siç thoni ju në letër, ai është tip i dhunshëm, përdor fjalor shumë të pistë, bërtet, ofendon, pështyn në mure, beson gjëra të frikshme të paqëna, ushqehet me dritat fikur, në errësirë dhe kërkon të ëmën që t’i fryjë në fytyrë. Djali tani qenka 27 vjeç, paska mbaruar për pikturë dhe pikturoka figura imagjinare përtej realitetit. Një gjë këtu del e qartë; problemet e djalit tuaj paskan filluar qysh në fëmijëri, por ju, me sa kuptoj, nuk keni bashkëpunuar as me ndonjë psikolog apo psikopediatër dhe ja, tani ka arritur deri këtu puna sa rrezik djali jo vetëm që nuk e kupton aspak gjendjen e tij, por me siguri, nuk pranon as bashkëpunim me ne, punonjësit e shëndetit mendor. Dhe, më vjen keq t’jua them se aq shumë vuan ai djali juaj sa vetëm shpirti i tij e di se ç‘heq dhe si rregull, ai nuk e kupton se është i sëmurë, ndaj duhet mëshiruar e ndihmuar dhe jo të quhet fajtor për gjendjen e tij. Ai futet aq shumë në botën imagjinare saqë i “shikon” “tmerret” e saj sikur të shihte ca ëndrra të llahtarshme me sy të hapur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai, për të parandaluar të këqijat që ia thonë, obsesionet e tmerrshme, bën ca kompulsione që i sheh si “zgjidhje”, si shpëtim prej së keqes. Kështu, “rrezikun” që “sheh” ai kur i afroheni ju, e “shmang” duke pështyrë në banjë ose duke i fryrë në fytyrë e ëma. Por, kujdes, se duke vepruar të shkëputur nga realiteti, këta të sëmurë ka rrezik të tentojnë edhe të vrasin dikë apo veten… Sëmundja është sëmundje dhe nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me çrregullime të personalitetit apo të tipit çrregullime obsesive kompulsive. Siç del nga letra juaj, ai nuk është i ndërgjegjshëm për gjendjen e vet, prandaj nuk kemi të bëjmë këtu me ndonjë patologji të thjeshtë. Ai, këto që bën, i ka bindje të thella dhe nuk i kupton si të pavërteta, porse i beson si kërcënuese, si krejt të “vërteta”, të frikshme e të rrezikshme, ndaj edhe ndjehet i acaruar, madje jashtë mase sepse ju të tjerët nuk ia besoni apo nuk e kuptoni “hallin”. Kjo është edhe arsyeja pse ai nuk ju pranon juve dhe ndoshta në këto raste, të sëmurët na sulmojnë edhe ne doktorëve po qe se do t’u themi që nuk ka ndonjë rrezik, por kjo është e gjitha sëmundja e tij.

– Por, vetëm nga letra juaj, unë nuk e kam aq të lehtë të vendos kufirin e saktë ndërmjet asaj që quhet patologji dhe pjesës jo patologjike. Për shembull, besimi se ekziston magjia e zezë, quhet besim i gabuar, por jo sëmundje. Frika patologjike dhe e paarsyeshme kur të sëmurit i duket sikur “shikon” shenjat e saj edhe aty ku nuk ka, futet te patologjitë, pra haluçinacionet. Doktorët duhet të dinë të dallojnë me kujdes prognozat nga psikozat, pasi jo të gjitha simptomat janë sëmundje, kurse psikozat janë sëmundje mendore, patologji, shpesh, deri të rënda. Por edhe pse janë patologji, jo të gjitha trajtohen me “artilerinë e rëndë” të barnave, pasi patologjitë e lehta apo të mesme trajtohen me mjaft sukses me terapitë e ëmbla. Mos u çudisni, kam shëruar plotësisht pacientë të cilët psikiatrët i kanë trajtuar nëpër rrethe me zyprex (alanzapine) ose rispolept, kur në fakt, atyre këto ilaçe nuk u kanë bërë dobi sepse “i sëmuri” nuk ka qenë i sëmurë, ndaj ka gjetur tek unë shërim të plotë vetëm me psikoterapi dhe ca ilaçe bimore. Shumë shpesh, të sëmurët me obsesione e plot “çudira” të tjera të ankthit, përngjajnë shumë me të sëmurët mendorë që manifestojnë “delir” dhe këtu situata mund të ngatërrohet fare lehtë, pasi ata janë aq të frikësuar e si të “derealizuar” dhe me ata që thonë ia futin aq kot, sa alarmojnë jo vetëm prindërit, por edhe doktorët e papërvojë. Ata bëjnë edhe ca sjellje si tip “ekzibicionesh” sa të lemerisin me ato çuditë e këqija dhe në këto raste, në vend të psikoterapisë apo terapive të ëmbla, psikiatrët u “rrasin” atyre ilaçet kundër skizofrenisë apo depresionit. Të mos harrojmë se kur parësor është ankthi, të gjitha shfaqjet depresive apo “çuditë” që rrjedhin prej tij nuk janë as depresion bipolar e as sëmundje, pasi vetë ankthi nuk është sëmundje, dhe për t’u kuruar të gjitha këto, duhet kuruar ankthi nga i cili burojnë të këqiat. Diagnostikimi i saktë është më tepër se gjysma e punës në profesionin tonë, ndaj bashkëpunimi me psikologun psikiatër është me rëndësi.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A do të kem pasoja në të ardhmen?

Next Post

Gerta Mahmutaj: Pija, me emrin e tij...

Advertisement