Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajzat kerkojne djem...
Adelina Berisha: Më ka pëlqyer gjithmonë përralla me Borëbardhën
Mbesa më ndau përjetë nga im vëlla!

Adelina Berisha: Më ka pëlqyer gjithmonë përralla me Borëbardhën

Që nga ndarja me Stinen, këngëtarja Adelina Berisha i është përkushtuar krejtësisht muzikës dhe këtë e tregojnë edhe koncertet e saj të shumta në vende të ndryshme. Edhe pse gazetat nuk flasin më aq shpesh për lidhjet e saj, nuk mungojnë komentet për të pasmet; ato që e kanë bërë Adelinën të cilësohet edhe si një ndër këngëtaret më seksi. Këtë vit ajo është konkurente në Top Fest me baladën “Për ty” e cila është pritur mjaft mirë, por ne këtë herë e sjellim me një profil ndryshe në intervistën ku ajo na flet për Adelinën adoleshente…

– Adelina, si e kujton veten që nga periudha e adoleshencës?
– Si një vajzë e përkëdhelur, si më e madhja nga fëmijët dhe normalisht, ajo që i ka dëgjuar prindërit më shumë. (Qesh)
– Si ka qenë atëhere të ishe adoleshente?
– Shumë mirë! E kam shijuar si çdo adoleshent edhe unë atë periudhë. Ruaj shumë kujtime të bukura nga adoleshenca, të cilat i kujtoj me mjaft nostalgji sot. (Buzëqesh)
– Përralla që ka shënjuar fëmijërinë tënde…
– Hëm, mua më ka pëlqyer gjithmonë përralla me Borëbardhën dhe sa herë e kam shikuar, e kam vënë veten në vend të saj. E personifikoja veten me këtë personazh përrallash sepse shikoja mjaft gjëra të ngjashme mes meje dhe asaj. Mungon vetëm princi. (Qesh)
– Gjëja e parë që ke bërë sapo mbushe 18 vjeçe…
– Kam provuar të ngas makinën e babit. Më ka shërbyer shumë kjo, sepse ka bërë që sot ta ngas shumë mirë makinën time.
– E ke provuar alkoolin dhe duhanin? Në ç’moshë?
– Jo, asnjëherë dhe s’më pëlqen ta provoj asnjërën. As alkooli, as duhani nuk janë të shëndetshëm veçanërisht për zërin dhe mua më duhet të kujdesem për të, duke mos i konsumuar.
– Çfarë nxënëseje ke qenë? Si ishin marrëdhëniet me mësuesit?
– Ah, kam qenë nga ato nxënëset që kisha marrëdhënie shumë të mira me mësuesit, bëja detyrat, me pak fjalë… kam qenë nxënëse shembullore! (Qesh)
– Po me djemtë?
– Edhe me djemtë kam patur marrëdhënie normale.
– E ruan ende miqësinë me shokët e shkollës së mesme?
– Po, e ruaj miqësinë dhe komunikojmë së bashku në Facebook. Përveç kësaj, edhe takohemi ndonjëherë për kafe e kështu…
– Më fol pak për marrëdhënien që ke me prindërit?
– Me prindërit e mi kam marrëdhënie shumë të mira dhe jam shumë e lidhur me ta. I falënderoj për çdo gjë, kam patur gjithmonë mbështetjen e tyre dhe vazhdoj ta kem edhe sot. Ata më frymëzojnë që të ngjitem çdo herë e më lart. I dua shumë. (Buzëqesh)
– Si e ruan në mendje mbrëmjen e maturës?
– Si mbrëmjen e paharruar të jetës sime! Çdo gjë ishte e veçantë, duke filluar që nga zgjedhja e fustanit, flokët, emocionet… Gjithçka.
– Cila nga motrat, ti apo Dafina, është e preferuara e mamit dhe cila, e babit?
– Hmm… Të dyja, por ndonjëherë bëjmë shaka dhe themi unë jam e mamit dhe Dafina, e babit. (Qesh) Por që të dyja, bashkë me vëllain, jemi njësoj për prindërit. Ashtu siç nuk mund të zgjedhim ne njërin prej tyre, as ata nuk zgjedhin dot vetëm njërin prej nesh.
– Kanë ndryshuar pasionet e tua sot?
– Jo, akoma, vazhdojnë të jenë të njëjtat edhe sot.
– Si e kujton dashurinë tënde të parë?
– Sekret. (Qesh)
– Puthja e parë…
– Jeta private më takon vetëm mua.
– Një moment i bukur në jetë…
– Hëm, ka shumë të tillë dhe nuk di cilin prej tyre të veçoj.
– Diskutimet janë të pashmangshme sidomos mes motrash. Kur ndodh të diskutoni?
– Çdo herë diskutojmë, çdo herë flasim me njëra-tjetrën për çdo gjë. Janë nga ato diskutimet e zakonshme dhe normale, që ndodhin mes motrash. Kur ishim të vogla, tematika e zënkave ishin rrobat (qesh) dhe kur i kujtojmë sot, qeshim.
– …dhe në të tilla raste, cila nga ju toleron?
– Të dyja tolerojmë, nuk mundemi pa njëra-tjetrën.
– Kur ndodh t’i tërhiqni vëmendjen njëra-tjetrës? Për çfarë më tepër?
– Dafina është ajo që e ngjall atmosferen, pa të është shumë zbrazët. (Qesh) Ajo është e dashur dhe e kujdesshme, kështu që s’ka vërejtje!
– Sa mendon se ka ndryshuar adoleshenca dikur, me adoleshencën sot?
– Ka goxha ndryshim sepse më parë besoj se adoleshentët bënin një jetë më të shëndetshme, më aktive dhe ishin më të lumtur, ndryshe nga sot që po mbizotëron jeta monotone apo zëvendësimi i aktiviteteve të ndryshme me zhvillimin e teknologjisë dhe kjo e fundit, në shumë raste, është mjaft e dëmshme për fëmijët.
– Çfarë kujton me nostalgji sot?
– Gjithë adoleshencën time e kujtoj me nostalgji. (Buzëqesh)
Adelina dhe thashethemet

Lidhja me Stinen
Një nga thashethemet që e bëri edhe të njohur Adelinën për publikun shqiptar ishte lidhja me kantautorin Stine. Lidhja e tyre 3 vjeçare filloi që me bashkëpunimin e tyre të parë në këngën “Dashuria fillon”. Ata e bënë edhe publike lidhjen, madje miq të afërt të Adelinës na thanë se ajo ishte shprehur që shumë shpejt ata do të fejoheshin. Por, nuk ndodhi kështu! Kantautori i dha fund lidhjes me Adelinën pasi ish-e dashura e tij, u fut përsëri “në lojë”. Por edhe pas ndarjes së dytë të Stines nga ish-e dashura, edhe pse u fol se menjëherë u rikthye me Adelinën, kjo nuk ndodhi. Adelina i ka kushtuar edhe këngë Stines, por në tekstin e këngës së fundit duket qartë që ajo nuk mendon të rikthehet më me të. Megjithatë, kjo lidhje i dha mjaft hov famës dhe suksesit të Adelinës e cila sot është një ndër këngëtaret më të kërkuara për koncerte.

Advertisement

Konflikti me motrat Koçi
Adelina Berisha u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas publikimit të disa fotove që e shfaqnin këngëtaren gjatë një performance. Në fakt, fotot ishin në rregull, por komenti që i shoqëronte ato nuk shkonte: Ajo cilësohej si këngëtarja nuk kishte veshur të brendshme. Më shumë kjo fjali, sesa vetë fotot bënë më tej xhiro në gjithë sajtet e lajmeve rozë në Shqipëri dhe Kosovë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Adelinës, e cila vendosi edhe si autore të kësaj ngjarjeje dy kolege të saj, pikërisht motrat Greta dhe Eni Koçi. Sipas Adelinës, motrat Koçi ishin xheloze për të dhe këto shkrime e foto kanë dalë pikërisht nga duart e tyre. “Prej një kohe të gjatë motrat Koçi dëshirojnë të “kapen” me mua. Ato po publikojnë shkrime dhe foto jo të këndshme për mua në një gazetë që ato e menaxhojnë në Shqipëri. Këto foto janë postuar edhe në mediat kosovare. Nuk është e vërtet që unë kam dalë pa të brendshme në koncert”, ka thënë Adelina. “Unë, që e vogël merrem me muzikë dhe kam shumë më shumë fansa se ato, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Nuk kam dashur të reagoj deri tash sepse kam menduar që do të ndalen, por kjo e fundit nuk ishte aspak e lezetshme. Do t’i padis në gjyq dhe jam shumë e bindur që do ta fitoj sepse të gjitha çfarë ato janë duke i thënë për mua, si dhe fotot që janë postuar nuk janë të vërteta. Në fund, unë do të dal fituese”, ka thënë Adelina atëherë, por ky konflikt mes tyre mori fund shpejt, pa shkuar nëpër dyert e gjykatave.

Skandali me Noizyn
Një ndër skandalet ishte edhe ai me Noizyn, i cili në një intervistë “lëshoi bombën” duke thënë se kishte kryer marrëdhënie me disa këngëtare, ndër të cilat përmendi edhe emrin e Adelina Berishës. Dhe, ashtu si këngëtaret e tjera, edhe Adelina doli menjëherë për ta përgënjeshtruar publikisht lajmin, duke thënë se ajo ishte këngëtarja më e moralshme në tregun muzikor. Edhe ky skandal duket se nuk përfundoi në gjykatë, madje kemi mësuar se ata të dy, tashmë, janë miq.

Adelina godet disa vajza me makinë?
Ky ka qenë një ndër thashethemet më të fundit që kanë qarkulluar për Adelinën. U tha se ajo ka goditur disa vajza me makinën e saj, ndërkohë që ato po ecnin rrugës, por Adelina ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë dhe se i respekton rregullat e qarkullimit.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Mbesa më ndau përjetë nga im vëlla!

Advertisement