Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Koperniku s’ka qenë vetëm astronom!

1. Ky shkencëtar me famë botërore ishte i pari që paraqiti hartën e “Galaktikës Diellore”, në të cilën tregohet se Dielli është një planet i madh, rreth të cilit rrotullohen planetet e tjera, përfshirë dhe Tokën tonë. Para tij, mendohej se Toka nuk lëvizte, por pikërisht këtë mendim të gabuar e hodhi poshtë me argumente shkencore Koperniku. Këtë përfundim shkencor, ai e ka formuluar në pjesën e parë të librit të tij “Mbi rrotullimin e trupave qiellorë”. Në pjesën e dytë të po këtij libri flitet për “astronominë sferike”, ndërsa në të tretën, për “balancimin ndërplanetar” dhe në të katërtën, për Hënën. Në pjesën e pestë të këtij libri flitet për të gjithë planetet dhe në të gjashtën, për shkaqet e ndryshimeve të gjerësive të planeteve…
2. Koperniku ka qenë shtetas dhe strateg ushtarak i shquar… Në vitin 1520, Koperniku u zgjodh kryeadministrator i Olshtinit. Ishte kulmi i luftës me pjesëmarrësit e kryqëzatave dhe Peshkopi, së bashku me anëtarët e Kapitulit braktisën qytetin, duke lënë aty si komandantin kryesor, Kopernikun. Ai mori nën komandë repartin e vogël ushtarak të garnizonit të kështjellës së Olshtinit, duke e siguruar atë me ushqime, ujë dhe armatime për një qëndresë të gjatë. Specialistët ushtarakë thonë se garnizoni i bëri ballë armikut në saje të talentit ushtarak të Kopernikut. Pas armëpushimit, atë e caktuan komisar të Varmit, pastaj, kryeadministrator dhe, me ardhjen e kardinalit të ri, e emëruan magjistër të Urdhërit të Teutonëve… Me dekret të Mbretit të Polonisë, ai u emërua hercog i Prusisë, që ishte shteti i parë luterian në botë…
3. Në fillim të shekullit XVI, bota shkencore e njohu Kopernikun si inxhinier dhe teknik të shquar të punimeve dhe instalimeve hidraulike. Ai ndërtoi në një kodër 180 metra të lartë të qytetit të tij një “depo uji dhe “pompën”, që e çonte ujin natyrshëm në çdo shtëpi… Kjo ishte një metodë shumë progresive për kohën, e cila u përmirësua pas vdekjes së tij dhe mori formën e ujësjellësve që furnizojnë me ujë qytetet e mëdha.
4. Në shekullin e XVI, shumë qytete kishin fituar të drejtën të emetonin monedhat e veta. Kjo solli shumë pasoja të mira, por edhe një të keqe të madhe: Në monedha u pakësua sasia e arit dhe e argjendit, e cila vidhej dhe, kësisoj, paraja nënvlerësohej… Nikolla Koperniku studioi pasojat ekonomike të këtij “zhvlerësimi”, duke shkruar për të edhe një vepër; traktatin e “Emetimit të monedhave”, një nga veprat ekonomiko-financiare më të shquara të kohës së vet, në të cilën ulja e sasisë së arit dhe argjendit në monedha dhe vjedhja e tyre, konsiderohej një fatkeqësi e barabartë me epideminë e ndonjë sëmundjeje të rëndë. Nisur nga kjo, Koperniku kërkoi ndalimin e emetimit të parave nga vetë qytetet dhe centralizimin e tij “në një dorë”, në dorën e shtetit. Me këtë rast, ai kërkoi heqjen nga qarkullimi të të gjitha monedhave të vjetra lokale… Atëhere, Sejmi polak nuk i pranoi propozimet e Kopernikut, por më vonë ato hynë në “fondin e artë të mendimit financiar” të brezave të ardhshëm…
5. Sipas dokumenteve të kohës, në vitin 1519, Koperniku përpiloi hartat e para të Polonisë dhe të Lituanisë. Po kështu, në bashkëpunim me gjeografë të tjerë, ai përpiloi koordinatat gjeografike të shumë krahinave të vendit dhe shtypjen e hartave në letër. Kësisoj, astronomi me famë botërore e tregoi veten edhe nje gjeograf të zotin…
6. Që në librin “Për rrotullimin e trupave qiellorë”, Nikolla Koperniku skicoi sistemin e tij të ri kalendarik, ku gaboi në llogaritje vetëm 10 ditë. Për kalendarin e tij, përveç shkencëtarëve, ishin shumë të interesuar edhe klerikët e kohës, të cilët deri atëhere kishin data të ndryshme për të kremtet e ndryshme fetare… Asokohe, Koperniku u caktua nga autoritetet më të larta fetare dhe civile si kryetar i një komisioni qeveritar për të aprovuar variantin përfundimtar, por ai nuk pranoi sepse, sipas tij, para këtij veprimi, duhej përcaktuar njëherë teoria e lëvizjes së Hënës dhe të Diellit në raport me yjet… Kjo reformë u bë vetëm pas vdekjes së Kopernikut. Bazë e kalendarit të ri u vendos të ishin llogaritë e shkencëtarit të madh, i cili e përcaktoi gjatësinë e një viti në 365 ditë 24-orëshe (ditë e natë së bashku), pesë orë, 49 minuta dhe 16 sekonda. Kalendari i ri quhet Grigorian, për nder të papës Grigori i 13, që drejtonte katolikët në atë kohë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam vazhdimisht dhimbje koke

Next Post

Pesë të arrestuar nga policia dje natën

Advertisement