Perin Rubi, bashkëpunëtor shkencor i Qendrës Kërkimore Shkencore të Neurobiologjisë në Lion ka arritur në përfundimin se disa i mbajnë mend mirë ëndrrat dhe të tjerët, jo. Përse vallë? Kjo ndodh për shkak se disave u punon aktivisht sektori përkatës i trurit edhe natën, kur flenë (ata zgjohen, madje edhe ngrihen disa herë natën), ndërsa të tjerët, atë sektor të trurit e kanë të mefshtë…
Me ndihmën e tomografisë pozitrono-emisionare, shkencëtari Rubi studioi veprimtarinë e trurit gjatë kohës së gjumit dhe pas tij, te 41 vullnetarë dhe arriti në këtë përfundim: 21 prej tyre i mbanin mend ëndrrat afro pesë herë në javë, ndërsa 20, vetëm dy herë në muaj. Truri i atyre që i mbanin mend ëndrrat mirë, kishte një veprimtari spontane në dy sektorë të kores së tij, që përgjigjen për mendimin abstrakt dhe sektori që bashkon sektorët e tjerë të kores së trurit, që përgjigjen për përqendrimin e vëmendjes. Pikërisht në saje të “shkrepëtimave” të veprimtarisë së këtyre sektorëve të kores së trurit, disa njerëz reagojnë më shumë ndaj faktorëve të jashtëm dhe zgjohen natën, gjë që i ndihmon t’i mbajnë mend ëndrrat. Shkencëtarët mendojnë se formimi i kujtimeve në procesin e gjumit, shpeshherë pengohet pjesërisht apo plotësisht, prandaj ëndrrat mbahen mend vetëm pas zgjimit. Shkencëtarët mendojnë se njerëzit janë në gjendje të mbajnë mend më shpesh ëndrrat që përsëriten…
Advertisement