Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam pasurinë, por s’mund të kem dashurinë e një gruaje!

Jam Miri dhe dua t’ju tregoj historinë e jetës sime. Femrat gjithmonë ankohen se meshkujt janë ata që tradhtojnë, por nga eksperienca ime, unë do t’ju thoja të kundërtën. Historia ime ndodhi në kohën e plazhit dhe sa herë që vjen stina e verës, kjo histori më ndjek nga pas. Gjithmonë shkoj të vendi ku njoha Meritën dhe me nostalgji kujtoj kohën që ne kaluam bashkë. Atë vit, unë sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha vendosur që pushimet t’i kaloja në Durrës, pranë familjes sime. Në atë kohë, isha 38 vjeç dhe akoma nuk e kisha gjetur njeriun e zemrës sepse isha shumë i angazhuar me punë dhe kryesisht me biznes. Kjo gjë më kishte penguar t’i kushtohesha jetës familjare. Njerëzit e mi kishin tentuar të më fejonin, por nuk pata asnjë mundësi që të realizoja ndonjë lidhje të qëndrueshme. Restoranti që unë kisha marrë në Itali më kishte mbajtur peng për shumë kohë dhe vetëm atë vit u shkëputa dy javë për të bërë pushime.

Atë ditë që njoha Meritën, kisha shkuar vetëm në plazh. Nuk e di pse, por më pëlqente vetmia, ndoshta ngaqë isha mësuar me njerëz në restorantin që unë menaxhoja. Disa metra larg meje ishte Mertita, por në fillim unë nuk e kisha vënë re. Për një moment më kishte zënë gjumi dhe në ëndërr pashë sikur një grua shumë e bukur m’u afrua dhe më tha “hajde me mua!”. Unë i dhashë dorën dhe së bashku u futëm në ujë derisa humbëm në det. Kur u zgjova, përballë kisha një grua me syze. Ajo ishte shtrirë në rërë dhe shikimi i saj dukej sikur ishte drejtuar nga unë, megjithëse mbante syze dhe nuk arrija ta dalloja mirë. Nga ëndrra që pashë, ndjeja një si trazim thellë në shpirtin tim dhe për ta hequr këtë ndjesi, u ngrita për të hyrë në det. Po notoja diku aty në breg të detit, por nuk kaloi shumë kohë dhe pashë gruan me syze që u drejtua drejt meje. Unë tentova të hyja në thellësinë e detit për të kuptuar nëse ajo po më ndiqte mua, apo ishte një fiksim i imi. Pashë se ajo po vinte drejt meje. Kur i vajti uji te gryka, ajo ndaloi. Kuptova se ajo nuk dinte not dhe, për të mos e ofenduar, fillova te notoja drejt saj. Kur iu afrova, ajo me thirri:
“Vetëm keni ardhur në plazh?” dhe unë e aprovova duke tundur kokën. Ajo vazhdoi “edhe unë vetëm jam, po ju shikoja teksa ju kishte zënë gjumi”. Unë i thashë “ja që paskam edhe unë dikë që më shikon kur jam i vetmuar”.
Më pas, ashtu në det, biseda filloi të bëhej më serioze dhe më tërheqëse. Unë po i flisja për jetën time dhe ajo, për jetën e saj. Ajo ishte 40 vjeçe, por t’ju them të drejtën, dukej më e vogël se kaq. Unë u mahnita pas saj, ishte shumë e këndshme, tërheqëse, lozonjare dhe mbi të gjitha, shumë e bukur dhe e zgjuar. Ai takim aty në det, më vonë, u pasua nga takime të tjera. Merita më kishte thënë se ishte ndarë nga burri, nuk kishin fëmijë dhe kishte ardhur në plazh për të hequr stresin e divorcit. Ramë dakord që ajo të mos shkonte më në hotelin që kishte pronotuar, por të rrinim në një hotel që do ta paguaja unë për ato dhjetë ditë që na kishin mbetur. Po ju them me plot gojën se kanë qenë ditët më të bukura të jetës sime. Merita ishte një femër me shumë humor, ajo nuk më linte të mërzitesha asnjëherë. Jetën e merrte me shumë optimizëm dhe gjithmonë më thoshte se “njeriu duhet ta jetojë jetën sikur të jetë dita e fundit.”. Takimi me Meritën më bëri shumë të lumtur. Ajo i dha një kuptim jetës sime; ajo më bëri që të kuptoj se njeriu nuk duhet të jetë rob i punës. Jeta ka plot gjëra të këndshme që nuk duhet t’i lëmë që të na ikin nga duart. Na dukej vetja si dy adoleshentë, donim që ato ditë të mos përfundonin kurrë, dilnim për kafe, shkonim në restorante, blinim akullore, ecnim në bregun e detit, të kapur të dy përdore. Dhe në fund, kur vinte mbrëmja, deheshim në krahët e njëri- tjetrit, plot pasion dhe dashuri. E gjithë kjo që po kaloja dukej si një ëndërr e bukur, që nuk doja të përfundonte kurrë, por në jetë, gjërat e bukura janë vërtet shumë të limituara dhe ajo së cilës i trembesha, ndodhi. Mbrëmjen e fundit ne shkuam në një restorant shumë të këndshëm dhe aty, për herë të parë, i kërkova Meritës që të martoheshim. Tek ajo femër kisha gjetur të gjitha cilësitë që do të doja të kishte gruaja e jetës sime. Ajo buzëqeshi, i mbushi sytë me lot dhe më tha “më lër kohë të mendohem”. Meritën e shikoja shumë të tërhequr, më dukej sikur kishte frikë nga martesa, ajo donte të jetonte e lirë, martesën e shikonte si një burg që i robëronte njerëzit. Atë ditë ne u trishtuam shumë, dukej sikur e nesërmja nuk do të na gjente më bashkë. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Në mëngjes, kur unë u futa të bëja dush, Merita kishte përfituar që të largohej pa u ndarë me mua. Ajo më kishte lënë një letër mbi krevat. “Të lutem, mos më urre! Unë jam grua e martuar dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm. Ata jetojnë në Greqi… Erdha t’i kaloja pushimet me motrën, po fati më ndeshi me ty dhe nuk munda të rezistoj. Dua që historia jonë të përfundojë këtu se ndryshe… Do të të kujtoj gjithmonë me mall dhe dashuri. Faleminderit që më bëre të ndjehem përsëri e dashuruar si në rininë time. Më fal që të zhgënjeva, por jeta ka gjëra akoma më të bukura, të njëjtën gjë të uroj edhe ty, më të bukurën e kësaj jete”.
Krahët m’u prenë, m’u duk sikur diçka m’u shkëput nga shpirti. Vdekjen e kisha menduar, por që të më zhgënjente Merita në atë mënyrë, nuk e kisha menduar asnjëherë. Më vinte inat me veten time, “si munda unë të bija në grackën e saj?”. Ajo deshi vetëm të kalonte bukur pushimet, ashtu siç bëri me mua. Ajo nuk kishte ndjenja, ajo shijonte momentin pa e kuptuar se tek unë la gjurmë që nuk do të fshihen kurrë. Kur u ktheva në punë në Itali, isha shumë i trishtuar për atë që më ndodhi. Gjatë mungesës sime, vëllai im kishte punësuar një kameriere 20 vjeçe. Ajo më shikonte të trishtuar dhe për këtë gjë filloi edhe të më pyeste, madje habitej me mua se si mund të isha unë i trishtuar. Ajo mendonte se po të kishe lek, duhet të ishe i gëzuar. Nuk e di se pse iu hapa asaj, ndoshta sepse ajo ishte i vetmi njeri që kishte dëshirë të më dëgjonte, pa më kërkuar asgjë në këmbim. Vajza ishte italiane, ishte studente dhe punonte vetëm disa orë në lokal, sa për të fituar ndonjë lek. Me punëtorët e mi nuk flisja kurrë për gjëra të tilla, por me Marian ndjehesha ndryshe. S’e di, por ngaqë ajo ishte në një moshë shumë të re, më dukej sikur më mbushte me energji, me jetë. Nuk e di a ishte kjo arsyeja apo sepse nga sjellja e saj prej çapkëneje më kujtonte njeriun që unë kisha dashur. Por me Marian unë kisha një lidhje tjetër, ajo ishte shumë e vogël që unë të ushqeja ndjenja të tilla. Ajo që dua të them është se shoqëria e saj më pëlqente, më dukej sikur më mbushte boshllëkun që Merita kishte lënë tek unë. Një ditë, Maria më tha: “A mundem të vij për një kafe në shtëpinë tënde?”. Pyetja e saj më çuditi, por nuk kisha arsye që ta refuzoja dhe e ftova në shtëpi. Teksa po mbushja gotat me një pije freskuese që ndodhej në frigorifer, dëgjova Marian që më thirri: “Të lutem, do të ma fërkosh pak kurrizin? Ndjehem e lodhur…”. E lashë gotën dhe shkova drejt saj. Nuk e imagjinoja dot që ajo donte të më joshte me veprimet e saj. Teksa po i fërkoja kurrizin, ajo u kthye drejt meje dhe më tha: “Të lutem, më puth, dua të më shuash zjarrin që po më djeg nga brenda”. Unë u habita, i thashë “nuk mundem”, po ajo filloi të më puthte me shumë pasion sa unë u humba në puthjet e saj. Në momentin që ne po shkonim drejt aktit final, ajo ndaloi dhe me tha: “Të lutem, më duhen 500 euro”. Kur ma tha këtë gjë, m’u duk sikur përpara syve m’u shfaq Merita, m’u duk si djalli me fytyrë engjëlli. Menjëherë kërceva nga krevati, vesha pantallonat, hapa derën dhe e nxora Marian përjashta si një rrobë të vjetër.
Tashmë, femrat i shikoj si një objekt kënaqësie dhe asgjë më shumë. Në mendjen time ato ekzistojnë si qenie materialiste, mbasi marrin atë që duan; të hedhin në rrugë pa patur pikë mëshire. Përvoja që kalova me Meritën m’u bë mësim për ta përballuar jetën i vetëm. Kështu e paska shkruar fati për mua, kam pasurinë, por nuk munda të kem dashurinë e një gruaje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Më thoni, ju lutem, a ju ka ndodhur që pasi keni bërë dashuri me një person, keni kuptuar që nuk e dashuroni? Si keni vepruar? X

Next Post

Dy lutje Papës. Nga AGRON BERDAJ

Advertisement