Pyetësori i Prustit, pyetësori që zbulon gjithçka nga personazhi ynë për Albania Showbiz, këtë herë një modele e suksesshme, Aninna Ninna!
-Aninna, cila është ideja jote për lumturinë e përkryer? -Të jetosh në harmoni me vetveten dhe të jesh e rrethuar nga dashuria dhe paqja.
Advertisement
-Cila është frika jote më e madhe? -Frika e humbjes së atyre që dua.
-Dikë që e admiron më së shumti? -Admiroj shumë njerëzit që janë të suksesshëm, por që mbajnë këmbët e tyre në tokë.
-Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshiroje të identifikoheshe? -Napoleon Bonaparti, për strategjinë dhe vizionin e tij.
–Çfarë nuk pëlqen tek vetja zakonisht?
-Ndonjëherë mund të jem shumë e ndjeshme.
-Po tek të tjerët? -Mungesën e sinqeritetit.
-Në çfarë gjërash mendon se e tepron?
-Në pasionin për punën dhe udhëtimet.(Buzëqesh)
-Çfarë do të shtynte të gënjeje? -Për të mbrojtur ndjenjat e dikujt që e dua.
–Cili është rrugëtimi yt i preferuar? -Udhëtimet në vende të panjohura dhe eksplorimi i kulturave të ndryshme.
–Cilën fjalë apo frazë e përdor më shpesh? -“Po”, sepse besoj se mund të bësh gjithçka nëse e do.
-Për çfarë të ka ardhur më së shumti keq apo je penduar që e ke bërë? -Për disa herë që kam hezituar të bëj atë që kam dashur në momentin e duhur.
-Çfarë ose kush është dashuria jote më e madhe e jetës? -Familja ime dhe pasioni për modën.
-Cila është gjendja jote momentale sentimentale? -Në një moment të qetë dhe të fokusuar në vetveten.
–Nëse do të kishe mundësinë të ndryshoje vetëm një gjë tek vetja, cila do të ishte ajo? -Do të doja të isha më e qetë në disa situata.
–Çfarë konsideron arritjen tënde më të madhe? -Pjesëmarrja në “Miss Eco International” dhe përfaqësimi i Kosovës në atë event gjigand.
–Nëse do të mund të ktheje kohën, çfarë do të ndryshoje? -Nuk kam ndonjë gjë që do të ndryshoja; çdo vendim ka kontribuar në zhvillimin tim.
–Cila është gjëja më e shtrenjtë që e posedon? -Dashuria dhe mbështetja e familjes dhe miqve të mi.
-Çfarë konsideron si mjerimin më të madh? -Mungesën e lirisë dhe mundësisë për të jetuar sipas dëshirës.
–Ku do të dëshiroje të jetoje? -Në një vend që ofron mundësi për rritje dhe eksplorim, në një vend që kombinon traditën me modernitetin, fiks vendin ku jetoj. (Buzëqesh)
-Cila është cilësia jote më e veçantë? -Qëndrueshmëria dhe aftësia për të qëndruar e fokusuar në objektivat.
-Çfarë vlerëson tek një burrë? -Sinqeritetin, inteligjencën dhe mbështetjen e sinqertë.
-Çfarë vlerëson tek një grua? -Përkushtimin, forcën dhe besnikërinë.
-Cili është shkrimtari yt i preferuar? -Gabriel García Márquez, për aftësinë e tij për të krijuar botë unike.
-Cilët janë heronjtë e tu në jetën e vërtetë? -Familja ime dhe të gjithë ata që luftojnë për të drejtat e njeriut.
–Cilin talent do të dëshiroje të kishe? -Talent për muzikën dhe këngën..
–Cila është motoja jote? -“Jeto me pasion dhe gjithçka tjetër do të vijë natyrshëm.”