Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

EDI RAMA PER ARRESTIMIN E FULLANIT

Zyra e shtypit e Kryeministrise njofton se sapo është kthyer nga Samiti i Uellsit Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e re të krijuar me arrestimin e mbrëmshëm të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Që herët në mëngjes ai ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional, duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor.

Advertisement

Kryeministri e Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të lartë morale e përgjegjësi të plotë ligjore, të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht, më e sigurt institucionalisht, më transparente administrativisht dhe padyshim plotësisht e pavarur, nga një situatë si kjo që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen.

 

Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehë respektin e mbështetjen e Qeverisë të gjithë teknicienëve të Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve, janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij.

Kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adi Krasta nuk do të largohet nga Agon Channel!

Next Post

Enca, këndon anglisht: “A po t’pëlqen”

Advertisement