Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Cultivating a Garden of Wellness and Tranquility
Brenda dasmës sekrete të Rita Orës në të cilën prindërit e saj nuk morën pjesë, por e ndoqën përmes ‘Zoom’-it
The Best Strategies for Seamless Travel Experiences

Brenda dasmës sekrete të Rita Orës në të cilën prindërit e saj nuk morën pjesë, por e ndoqën përmes ‘Zoom’-it

Rita Ora më në fund ka zbuluar detaje nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin.

Ajo u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, 47 vjeç, verën e kaluar, dhe Rita zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë, shkruan DailyMail!

Ajo tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… puna ime është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private martesën sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.

Advertisement

Ceremonia e organizuar në minutën e fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës, me Ritën që shpjegoi: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”.

Ajo vazhdoi: “Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom”.

Rita më ej shpjegoi se nuk kishte në dasmë diçka si propozimi romantik në gjunjë: “Sinqerisht, nuk kishte asnjë ulje në gjunjë. Ishte më shumë si: ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë’”.

Ndërsa Rita nuk ka publikuar asnjë fotografi nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.

Pavarësisht se familja e Ritës janë myslimanë, ndërsa Taika e përshkruan veten si ateist, ata zgjodhën një ceremoni jo-fetare.

Rita shpjegoi: “Ishte shumë shpirtërore. Na pëlqeu vetëm fakti që po martoheshim me njëri-tjetrin. Unë kurrë nuk jam rritur në një fe të detyruar”.

Rita – e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej – zbuloi se mund të organizojë një dasmë të madhe për të gjithë të dashurit e tyre më vonë.

Rita më në fund konfirmoi se do të ishte martuar në janar, duke thënë: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve.

Zgjodha ta mbaja më private ceremoninë dhe ta mbaja shumë për vete, por me klipin tim të ri [You Only Love Me] po performoj atë që mund të ishte”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cultivating a Garden of Wellness and Tranquility

Next Post

The Best Strategies for Seamless Travel Experiences

Advertisement