- Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo gje tjeter korrupsion. Kandidatet e tyre i kemi provuar tashme dhe jemi bindur se ata, ose nuk bejne asgjë dhe flenë gjume gjjthe diten, ose gjëja me mire qe bejne eshte mbushja e xhepit te tyre
- Sepse nga gjithe kandidatet Arlindi eshte i vetmi qe nuk ka lidhje me oligarket dhe shprehet qarte kunder tyre
- Sepse Erion Veliaj, jo vetem qe nuk e mbajti premtimin se nuk do ndertonte ne Bllok dhe ne qendren historike te Tiranes por e betonoi ate gjithandej duke dhene leje ndertimi pa kriter.
- Sepse Tirana jone eshte bere nje vend i pajetueshem, qe po i zvogelohen parqet e kendet e lojnave.
- Sepse per mua dhe shume te tjere qendra e Tiranes eshte nje deshtim estetik dhe funksional qe ka veshtiresuar trafikun
- Sepse taksat bashkiake jane bere te papërballueshme dhe shumë biznese jane mbyllur prej tyre (përfshire edhe timin)
- Sepse buxheti i qytetit qe furnizohet nga taksat tona menaxhohet keq dhe miliona leke shkojne çdo muaj ne xhepat e keshilltareve, anetareve te bordeve apo zyrtareve qe i sherbejne vetem propagandes “pabukse”. Me doj se Arlindi do i ndaloje këto
- Sepse parku i Liqenit , nje nga gjerat e bukura te Tiranes po gelltitet perdite nga pallatet e shumta
- Sepse nuk jam aq naiv sa te besoj genjeshtren e 1 milione pemeve.
- Dhe se fundmi do ta votoja Arlindin sepse ai nuk eshte si “ata” qe jane “lart”, por si “ne” qe jemi poshte.
Shpresoj qe shume nga miqte e mi virtuale te mendojnë si une qe, me ne fund, për here te parë, njeri nga ne te behet Kryetar Bashkie😊
Advertisement