Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zogu në kafaz, nisi të këndojë…! Nga Agron Berdaj


Ata që e kanë parë filmin “Komisar Katani”, nuk mund të mos u kujtohet thënia që mban titullin e shkrimit. Ishte kjo shprehje, një lloj kodi e mënyre komunikimi, mes strukturave shtetërore të përfshira në operacionin kundër grupeve mafioze, por edhe një standart komunikimi me publikun.
Mjaftonte kaq, që opinioni italian të kuptonte se operacionet kundër mafies ishin në rrugë të mbarë,se të dyshuarit për krime,kishin nisur të zbërtheheshin,të deklaruarit si bashkëpuntorë të drejtësisë, po hapnin gojën. Me kaq shoqëria kuptonte se, shteti po fitonte mbi mafien. Më tej hollësitë ,detajet dhe kuriozitetet rreth arrestimeve,të bëra nga policia italiane, jo vetëm se ishin të tepërta, por edhe rreptësishtë të ndaluara, pasi shkelnin ligjin e sekretit hetimor.
Pasi u shpallën nga gjykatat përkatëse vendimet dhe dënimet e autorëve të krimit,materialet gjyqësore, sipas klasifikimit, shkallës së rrezikshmërisë dhe sekretit hetimor, u bënë publike. Mbi bazën e kësaj lënde u hartuan skenare filmash,u përgatitën libra, leksione dhe referenca me natyre filozofike ,sociologjike,politike dhe shoqërore,ku analizohej fenomeni “mafie”. Po te ne, në vendin e shqiponjave, çfarë po ndodh?
Ditët e fundit u krye “Mega Operacioni”, nga SPAK-u dhe Policia e Shtetit. Përfundimet e raportuara nga ky aksion policor,nuk janë shumë mahnitëse,por as të qortueshme. Të paktën u provua edhe njëherë, se vendi ka problem të madh me krimin e organizuar, i cili e ka kapur për fyti shtetin dhe politikën shqiptare, se krimi dhe kriminelët shqiptar në mënyrën e organizimit, teknologjinë e përdorur, në menaxhimin e situatave kriminale, ndërveprimin mes grupeve ,aftësinë në mbulimin dhe maskimin e veprave penale,janë më të përparuar, se organët e luftës kundër krimit. Ata kanë arritur të rekrutojnë në rrjete kriminale politikanë,policë,hetues e gjyqëtarë,pra njerëz, nga të katër pushtetet ligjvënëse ,ekzekutive,gjyqësore, e mediatike. Njoftimi i dhënë nga disa televizione private, para fillimit të operacionit ,lidhur me emrat e të penduarve të drejtësisë,ndikoi në rezultatin e aksionit. Ky lajm u përdor nga bota e krimit për më tepër vigjilencë,masa ruajtje dhe maskimi deri në lëvizjen e tyre jashtë shtetit.
Të dhënat e raportuara nga operacioni ,tregonin se natyra e mafies shqiptare,është po kaq e rrezikshme dhe agresive sa edhe ajo italiane e kohës së Komisar Katanit. Po ku është ndryshimi mes operacionit “Oktapodi”në Itali, dhe atij shqiptar? Ka shumë ndryshime ,por ne po ndalemi vetëm në njërin prej tyre.Në ruajtjen e sekretit të hetimeve. Në Itali të dhënat e operacionit dhe sekreti hetimor u ruajtën rreptësisht edhe në mënyrë ligjore.
Në rastin e mega operacionit në Shqipëri, gjithçka dalë në tregun mediatik. Gazetarët po bëhen hetuesa dhe hetuesit po bëhen gazetarë. Redaksitë e shtypit po grumbullojnë informacione, ngrenë teza dhe hipoteza për skenarët e krimeve të ndodhura,ndersa organet e hetimit po nxjerrin nga arkivat krimet e pa zbuluara, dhe i vene në dispozicion të publikut,për të bërë krahasime e deduksione, me provat e zbuluara rishtazi. Bashkëpuntorët e penduar të drejtësisë,po bëhen zëdhënës të botës së krimit,duke denoncuar gjeografinë dhe hapsirat e krimeve,ndërsa hetuesit që paguhen nga shteti ta mbajnë gojën të kyçur, në proçeset hetimore,ata përgatisin dhe vënë në dispozicion të publikut portokolle dhe raporte hetimore,të cilat duhet të përbëjnë sekrete hetimore.
Gazeta Tema, referuar gazetës “Shqiptarja.com”,para tre ditësh,e cila, citonte në ligjëratë të drejtë një portokoll hetimor,sipas të penduarve të drejtësisë, lidhur me vrasjen, para një viti, mes dy grupeve mafioze në Elbasan.Edhe ai që nuk është specialist hetimi,por që ka një logjikë minimale,kupton se denoncimi dhe publikimi i të dhënave hetimore, është një ndihmë e madhe për grupet e tjera kriminale të pazbuluara,me të cilët në rrugën e krimit kanë patur objektiva të njëjta. Ato mund të kenë përdorur të njëjtat armë,e mjete në krimet e bëra, se porositësi dhe paguesi në disa raste mund të jetë i njëjti padron,se informacioni mund të jetë marë nga e njejta qendër dhe sipërmarje kriminale.Të dhënat e dekonspiruara janë mesazhe edhe për sferat e larta të kupolës së krimit, kudo ku ndodhen, brenda apo jashtë vendit,në administratën shtetërore apo në sferat drejtuese të opozitës, në strukturat e antimafies në polici, që bëjnë lojë të dyfishtë.
Te gazeta “Tema” e një dite më parë ,pasqyronte nje dokument tjetër hetimor,marrë nga “Report TV, ku flitej rreth vrasjes se një nëne me inicialet F.D,në Spitallë të Durrësit, dhe të dy djemve të saj, nga i njëjti grup kriminal. Në infrastrukturën e krimit,sipas dokumentit hetimor, ishin përfshirë dhjetë vetë, grupi i vrasësve me pagesë,porositësi i krimit,informatorët,furnizuesit me armë dhe personat që mereshin me shlyerjen e llogarive financiare. Jo të gjithë nga të dhjetë, ishin të ndaluar nga policia. Kishte prej tyre në kërkim, disa të tjerë të larguar jashtë shtetit. Por, kryesorja është se familjet e viktimave dhe disa nga pjesëmarrësve në grupin kriminal,banojnë në të njëjtin pallat,gjë që përbën rrezik serioz konflikti dhe gjakmarrje.
Vlerësimet superlative se ky aksion policor vendosi nderin e drejtësisë në vend,apo ato që mohojnë e nxinë çdo rezultat te ndërhyrjes, nuk janë të sakta. Nderi dhe dinjiteti i drejtësisë shqiptare vihet në vend, atëherë kur peshqit e mëdhenj, të krimit dhe të korrupsionit do të shkojnë prapa hekurave. Drejtësia e re ka gjasa të mos e ketë në program një gjë të tillë. Madje duket e frikësuar nga hija e “qoftëlargut”dhe e bandës së tij, të cilët edhe këta gjyqtarë i përgatitën, i pasuruan dhe i emëruan ata, në sistemin e drejtësisë me të vetmin mision, për t’u shërbyer si qen roje, pushtetit dhe familjes së tyre.Vetingu deri tani i ngjan një flluske sapuni.Ndërsa, ata që i nxinë rezultatet e operacionit,ka të ngjarë të jenë në kupolën e krimit, frymëzimi, truri dhe shtabi drejtues, ku ata, me frikë vlerësojnë se çdo disfatë e botës së krimit, njëkohësisht është disfata dhe fundi i tyre.
Edhe pse jemi vlerësues për mega operacionin e policisë, nuk do të thotë se gjithçka u bë mirë.Deri më sot, nuk kemi parë një “Komisar Katani”,që të ideojë dhe të zbatojë programe në luftën kundër mafies. Nuk pamë as në këtë operacion një “Silvia Konti” si në Itali,që me autoritetin dhe fuqinë e saj mitike, e mbylli në kafazin e drejtësisë mafien, që nga kryeministra, e deri te shitësit e gazetave,si pjesë e rrjeteve keqbërëse. Të akuzuarit e mafies italiane këndonin dramën e tyre në kafazin e drejtësisë,por kjo nuk ndodh edhe me sivëllezërit e tyre në Shqipëri.Këta tanët janë të veshur me imunitet, se ruhen nga shteti dhe zotërojnë pushtet. Krimet e tyre janë të përgjithësuara dhe të kodifikuara me emra malesh,fushash,qytetesh dhe fshatrash,detesh dhe konventash ndërkombëtare.
Kur dëgjon emrin Gërdec, Rruga e Arbërit,Ura e Mifolit ,qyteti Vlorës, etj,menjëherë kujton krimet dhe genocidin shtetëror,të ndodhura atje. Këta emra ndodhen edhe në kalendarin e SPAK-ut, por për fat të keq atyre kjo simbolikë nuk u kujton asgjë. Të shpresojmë se një ditë edhe Shqipëria do të nxjerrë një “Komisar Katani”,dhe një “Silvia Konti”, një të vërtetë, jo si ajo që emëroi Berisha,ku paradite e quajti “prokurore e hekurt”, dhe pasdite “lavire bulevardi”. Shpresa vdes e fundit.
Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

My Passion is My Family and the World of Fashion

Next Post

Vërshojnë protestat në tapetin e kuq të festivalit në Kanë

Advertisement