-Albana, për njerëzit që të njohin por edhe për ata që duan të të njohin, na trego më shumë për veten dhe aktivitetin tënd?
-Për ata qe duan të më njohin, une ne moshen 22 vjecare kam ardhur ne Zvicër dhe kam dy femije. Jeta ime ketu ka qene goxha e veshtire derisa e mesova gjuhen, jam përshtat në kete ambjent por gjithsesi e falenderoj Zotin qe jetoj ne kete vend. Mundesite jane shume shume te medha, kush do te punoje ka mundesi te punosh dhe te arrish.Per mua nuk ka qene e lehte dhe nuk do ishte nese nuk do kisha mbeshtetjen e bashkeshortit tim, ai ka qene dhe eshte gjithmone aty per mua.
-…e si lindi Studio Beauty One?
-Para 6 vitesh nisa me sherbimet e estetikes dhe me ne fund para dy vitesh e kam hapur sallon tim te vogel, nga mesi i shkurti ose ndoshta dhe ne fund te shkurtit. Cdo muaj kam aktivitete dhe seminare te cilat permiresojne sherbimet dhe trajtimet ne sallonin tim me tendencat me te fundit!
-…dhe me një emër kaq interesant!
-Githmonë kam shpresuar te jem ne maje te synimeve dhe qellimeve te mia. Jam gjithmone ne perpjekje per te sjelle trendet e reja dhe sherbimet per te kthyer gjithçka ne bukuri dhe rezultate edhe ne shendet!
-Përse i hyre rrugës së bukurisë?
-Interesant eshte fakti qe une i kam hyre kesaj rruge prej idhujve te mi, Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez. Bukuria e tyre u be shkak qe une t’i hyja me shume pasion ketij drejtimi.
-Çfarë prisje te gjeje në këtë fushë? A dolën pritshmëritë e tua?
-Një ndër arsyet pse vendosa të futem në fushën e estetikës është sepse është një fushë që vitet e fundit po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe ka krijuar një kulturë të re dhe të domosdoshme në përditshmërinë e femrave. Secila prej nesh dëshiron të ndihet mirë dhe gjithmonë e bukur. Deri diku, pritshmëritë janë arritur, duke marrë parasysh faktin që qendra jonë sapo është hapur, vajzat na kanë zgjedhur dhe janë mjaft të kënaqura nga shërbimet tek ne.
-Nëse vijmë në Studio Beauty One, çfarë shërbimesh gjejmë?
-Në qendrën Beauty One mund të gjejnë pothuajse të gjithë shërbimet për fytyrën dhe trupin, duke filluar nga trajtimet terapeutike, termokopertat, baltat, depilimi me lazer, qerpikë extension, dermaplaning, dermapen, vakuum, modelim buzesh, masazhe qetësues për trupin dhe fytyrën!
-Si e shikon të ardhmen tënde në këtë fushë?
Në të ardhmen sigurisht që do zgjeroj gamën e shërbimeve. dhe mendoj se do kemi shumë sukses duke qenë se është një profil që gjithashtu me jep edhe kënaqësi personale.
Salloni i ri i cili do jete i inaguruar ne fund te shkurtit, do jete komplet diçka tjeter, e ideuar dhe dhe zgjeruar, me me shume sherbime dhe ambjent.
-Cilat kanë qenë vështirësitë që ke hasur në fillim?
-Si çdo gje tjeter ne kete jete edhe kjo sipermarrje kishte veshtiresite e saj, sidomos kur je e huaj ne nje vend si Zvicra, ku rregullat jane strikte dhe gjithçka behet ne menyren me korrekte te mundshme. Gjithsesi, them se ia dola, ndihmen e Zotit, pasionin tim per estetiken dhe sic e thashe dhe me siper me mbeshtetjen e madhe te bashkeshortit tim!
-Si e menaxhon kohën mes punës dhe familjes?
-Eshte e veshtire te jem e sinqerte, puna ne sallon me merr pothuajse te gjithe kohen dhekohe per familjen me mbetet e djela dhe darka. Po, mendoj se gjithçka arrihet nese perkushtohesh!
-Si mund t’ju gjejnë vajzat që duan të marrin shërbimet e bukurisë tek ju?
-Mund të na shkruajnë dhe ndjekin në
Instagram : @studio_beauty_one
ose mund të na telefonojnë ne numrin
+41 76 755 93 47
Web https://studiobeautyone.ch/
Email info@studiobeautyone.ch
Adresa: Buchgrindelstrasse 15 Wetzikon Zürich
-Lamë diçka pa thënë?
-Shihemi ne fund te shkurtit edhe ne nje tjeter hapsire ne revisten tuaj! Respekt nga Albana e Studio Beauty One, Zvicer!
https://instagram.com/studio_beauty_one?utm_medium=copy_link