Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E keqja nuk është Berisha por berishizmi…Nga Agron Berdaj

 Jo se Berisha është bërë engjëll.Atij më tepër se kurrë sot i shkon aforizmi i ujkut që edhe  një dhëmb ti  mbetet përbën rrezik për vendin,demokracinë e brishtë shqiptare,dhe ca më keq për Partinë Demokratike. Kur Berisha në raport me berishizmin,në këtë shkrim  paraqitet me nota më të buta, dhe më pak agresive se berishizmi nuk ka të bëjë me ndonjë mrekulli.Se Berisha ka kapërcyer ylberin dhe nga një diktator,autokrat,bajraktar dhe primitiv është  kthye në nje demokrat të vërtetë,një hero në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore,të institucioneve dhe pavarësisë së pushteteve e iniciativës së lirë. Jo. Asgjë nga këto nuk ka ndodhur brenda qenies së tij njerëzore ,politike dhe shoqërore. 

Ai mbetet po aq antidemokrat dhe diktator sa edhe më parë.Por, kur themi se e keqja sot nuk është Berisha, por berishizmi u besojmë ligjeve të biologjisë,se ato,sot apo nesër do të veprojnë edhe ndaj tij,do ta lodhin,do i shterojnë forcat,do ti neutralizojnë deri në venitje shpirtin agresiv dhe urrejtjen njerëzore.Shpresojmë te biologjia dhe jo te politika,drejtësia,kodet morale e opinioni shoqëror të cilat, janë mësuar të bashkëjetojnë me Berishën dhe berishizmin,madje nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën. 

Advertisement

Zhvillimet e fundit në PD,po tregojnë se berishizmi po bëhet më i rrezikshëm se vetë Berisha.I tillë ishte berishizmi edhe dje kur Berisha ishte në kulmin e pushtetit absolut,i tillë është berishizmi edhe sot, kur Berisha është gjysëm i gjallë fizikisht dhe i perënduar politikisht,i tillë sipas shenjave duket se  do të jetë berishizmi edhe pa Berishën,kur ai të kthehet në një kujtim i hidhur, një histori e turpshme,një figurë e zezë e kombit shqiptar. Sa më tepër plaket Berisha aq më agresiv bëhet berishizmi.Dy-tre zëra ndryshe u dëgjuan në radhët e kësaj partie,madje jo plotësisht zëra, por pipëtima,edhe ata berishizmi, pa u dëgjuar mirë i veniti,i denigroi e poshtroi, i ofendoi dhe i përzuri nga forumet e saj drejtuese. Pra, berishizmi ka pushtuar të gjithë partinë dhe elitat drejtuese të saj. Berisha i plakur vështirë se do të krijonte tensione të tilla si brenda partisë dhe jashtë saj, po të mos ishte berishizmi kaq agresiv, i organizuar dhe vrasës i demokracisë. 

Është berishizmi që po shteron me shpejtësi maramëndëse demokracinë e brendshme të kësaj partie.Në vendimin për braktisjen e parlamentit, Berisha një votë kishte,e cila do të kthehej e pavlefshme nese udhëheqja e partisë, dhe deputetët do të ishin të çliruar nga berishizmi.Por, ata ishin berishistë të thekur,servilë,të degraduar politikisht dhe moralisht, njerëz të verbër që Berisha i vinte në lëvizje përmes instikteve dhe epsheve të tij.Berishës mund t’i interesojë ky kaos brenda partisë,por nëse në këtë subjekt politik do të sundonte liria dhe demokracia e vërtetë,standartet e përparuara të një demokracie liberale,ai do të ishte i venitur,i harruar,por jo një humbës kaq i madh. 

Pse është kaq i fortë berishizmi dhe kush është ushtria e tij? 

Berisha për berishistët do të thotë përfitim i pa ligjshëm,vjedhje dhe grabitje,ushtrim forcë ndaj ligjeve dhe rregullave, sundim i të fortit dhe kthimi i pushtetit në shërbim të korrupsionit,krimit dhe vrasjeve të kundërshtarëve politik dhe konkurentëve që u prishin pazaret kapobandave të mafjes.E vërteta është se berishizmi nuk ka një bazë sociale,një filozofi dhe doktrinë të vecantë.Ajo është filozofia e rrupallës,se në të marin pjesë jo vetëm të djathë por edhe të majtë,të pasur por edhe të varfër,pa dallim bindjesh fetare,e shtrirje gjeografike,nga administrate shtetërore apo sektorët privatë.Pra, të gjithë ata që kanë përfituar dhe përfitojnë në rrugë të paligjëshme,me korrupsjon e vjedhje,me spekullime dhe mashtrime,e kanë rregjistruar veten ushtarë të berishizmit. 

Berisha dhe berishizmi nuk është vetëm një kalë beteje i opozitës,frymëzimi dhe shpirti i partisë në luftën për pushtet.Natyrisht jo në këto përmasa,por berishizmi i duhet edhe pozitës. 

Dhe jo për t’u argëtuar,as për ta përdorur si gogol për të trembur rivalët e saj politik,apo për ta shitur në tregjet e politikës ndërkombëtare, si antivlerë dhe relike e primitivizmit bajraktar,por për qëllime më të thella.Ka qeveritarë e pushtetar të korruptuar që ditën e shajnë berishizmin,por  në darkë në vetminë e tyre i luten zotit që berishizmit të mos i ndodhi ndonjë gjë e keqe.Jetën e tyre si sheik, mes luksit dhe origjive,mes parave dhe pasurive përrallore,mes epsheve dhe shthurjes,ata ja dedikojnë berishizmit të zbatuar me kujdes edhe nga partia që ata u përkasin. Berisha dhe berishizmi për ta është mbrojtja më e mirë për plackën e vjedhur në  shtet dhe në shoqëri.E shajnë qeveritarët tanë Berishën dhe berishizmin, por harrojnë se disa nga mënyrat e qeverisjes së tyre janë po kaq burokratike e korruptive sa edhe të parat, se treguesit e mirëqënies së popullit janë alarmante dhe në kufijtë e varfërisë.Në polin tjetër të lumturisë dhe bollëkut,në parajsën ku derdhen parat lumë,si në bankën e shtetit,në aerodrome,në sektorin e diplomacisë,dogana e vënde të tjera si këto,pozita dhe opozita kanë qënë dhe janë bashk,pasi atje janë njerzit e tyre.Në këto institucione, raja të politikës po eksperimentohet me sukses teza,”opozitar por vëllezër”. 

Çrrënjosja e berishizmit si teori dhe praktikë duhet ta bëjë opozita nëse ajo do të mbijetojë dhe të konkuroi për pushtet .Por këtë gjë duhet ta bëjë e gjithë  shoqëria dhe shteti, për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga e shkuara vrastare.Lufta për standarte demokratike,për çlirimin e shtetit nga egocentrizmi dhe bajraktarizmi,për realizimin e reformës në drejtësi,lufta ndaj korrupsionit,përmirësimi i kushteve  të jetësës,të cilat janë shpërfillur nga të gjitha qeverisjet,të gjitha këto në vetvete janë luftë e hapur ndaj berishizmit dhe neoberishizmit,si një e keqe që vazhdon të minoi demokracinë në Shqipëri. 

Nga Agron BERDAJ        

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Denisa Çerma: Për femrat që ia dalin vetë…!

Next Post

Donard Koçi: Në foto gjen domethënie çdo detaj i jetës!

Advertisement