U bë kohë që po shkruhet, komentohet e dëgjohet kënga “ Gjuha shqipe si mjalt n’hoja “, këngë me tekstin tim, e kompozuar aq bukur nga Naim Gjoshi, okestrimi Gjoshi-Rrapi , studio Edmond Rrapi, video Artfabe dhe e kënduar mjeshtërisht nga artisti, tashmë me famë, bilbili kosovarë e që prej 30 vitesh jeton në Zvicër, miku im Bekim Ibrahimi. Nuk do kisha shkruar, përsëri, nëse nuk do kishte ndodhur një mrekulli. Po ja, kjo mrekulli më shtyu përsëri t’i rikthehem këngës dhe jehonës së sajë. Nuk e kam fjalën për transmetimin e saj në kanalin televiziv MELODY muzikë, transmetim i cilës po vazhdon për më shumë se nji muaj e disa herë në ditë, krahas me këngë: Jam sheqer kosove, ti je mjalt shqipërie, kënduar po nga Bekim Ibrahimi. As për shkrimet e shumta dhe komentet e bera nëper televizione , radio e portale të ndryshme. Jo…! Dhe pse më vjen mirë që kënga dëgjohet e pëlqehet gjithnjë e më tepër. Këtë e vërtetojnë komentet e mesazhet e shumta që marrim si unë ashtu dhe këngëtari. Tjetër gjë më “ detyroi “ t’i rikthehesha kësaj kënge.
Data 01 Dhjetor …
Diku rreth orës 20:15 më vjen një thirrje në mesenxher. Ishte miku im Bekimi.
Kam një surprizë për ty- më thotë. Vetëm pak sekonda më prit. Dhe iu binda, pa e kundërshtuar. Erdhi sinjali tek msm. Foto… Vidio. Vetëm në njërën video, atë të fundit ishte Bekimi. Në të tjerat ishte një artist që e shikoja për herë të parë . Po dëgjonte muzikë. ishte kënga “ Gjuha Shqipe si mjaltë n’hoja “ dhe në tjetrën kënga “ Jam Sheqer Kosove, ti je mjalt Shqipërie” . Përball ekranit të vogël , ishte gjithë sy e vesh, një artist i madh. Jo nga mosha e as gjatësia e pesha, por në fushën e artit e më specifikisht atë të muzikës. I shkëlqente fytyra teksa dëgjonte këngët. Ishte artisti zvicerian Nik Klaentschi.
Vetëm pas pak çastesh, pa më thënë paraprakisht, më vjen dhe një video tjetër. Ishte po ky artist, po pranë ekranit, por tashmë i përqëndruar tek libri im “ BUZËMBRËMJA “ , të cilin dukej sikur donte ta përpinte. Shoqërohej me video. Ai fliste në gjermanisht e unë për fat të keq nuk e kuptoja, pasi nuk e flas e nuk e kuptoj gjuhën gjermane. Ajo që më ra në sy qe fakti se i shkëlqenin sytë kur e paraqiste librin e kur fliste rreth tij. Aty nga fundi përmëndi emrin tim me zë tejet kumbues e të ëmbël. U gëzova…
Video e fundit dhe pse e shkurtër qe befasuese:
Miku im; Bekimi i kishte shpjeguar Nikut ( artist, por dhe klient e i biznesit të veglave muzikore të Bekimit ) përmbajtjen e këngës dhe atë të librit në tërësi. Artisti Nik, jo vetëm që ishte kënaqur, por dhe kishte kërkuar nëse mund ta mërte këtë libër e ta përkthente në gjermanisht… Pra libri im u ndërkombëtarizua, ashtu si dhe kënga….. Së paku më spjegoi artist Bekimi si përmbledhje e asaj çfarë kishte thenë miku gjerman.
Jo, jo …! Nuk harova. Por shumë gjëra dua ti lë surprizë dhe për lexuesit e më gjerë. Mjaftoi, këtë moment, të theksoj vetëm faktin se vëmëndja e këtij artisti u përqëndrua tek arti shqiptar, tek kultura dhe letërsia shqipe. Dua ta vizitoj Shqipërinë. Ta vizitoj Beratin. Ta….
Është shprehur i gatshën dhe për bashkëpunime edhe me strukturat shtetërore për kontribute. Po e lë me kaq këtë moment. Vetëm po nënvizoj:Kënga, muzika, letërsia e arti i bashkojnë kombet. Ato dinë të prekin e të dridhin telat e zemrës, ato i afrojnë njerëzit. I bëjnë më të mirë.
E kjo nuk është rastësi. Nuk ndodh vetëm me këtë artist e klient të biznesit të djaloshit shqipëtar ( dardan ) , biznes që ushtrohet plot sukses në Zvicër. Si me Nik-un ka ndodhur dhe ndodh dhe me klient të tjerë në biznesin e Bekimit. Të ardhur nga vende të ndryshme. Nga Franca, Gjermania, Anglia, Spanja, Belgjika, Hollanda e deri nga Brazili, Meksika e Argjentina e largët
I nderuari Bekim, biznesmeni i suksesshëm, nuk ka vëmëndjen vetëm tek shitja e veglave muzikore ( sigurisht ky është shumë i rëndësishëm ), por ai në çdo rast me klientat e tij promovon veglat tradicionale muzikore shqiptare. Me një pjesë të tyre luan vet për ta. Nuk mungojnë dhe rastet, që dhe mysafirët klientë të provojnë të luajn me çifteli , lahutë, fizarmonikë etj etj. Ai nuk përton të promovojë Shqipërinë kulturën e traditat më të vyera të sajë. Përkundrazi e bënë me qef dhe pasion.
Faleminderit miku im Bekim për këtë mision që pokryen..
Faleminderit për “ ndërkombëtarizimin “ edhe të librit tim.
Faleminderit I nderuari artist Z. Nik Klaentschi, që pëlqyet këngën, që pranuat librin dhe për më tej edhe t’a përktheni në gjermanisht.
Miqësisht e me respektet maksimale për Ju
Jahe FIDA Tiranë më, 02.12.202