Eshtë vetëm 19 vjeç dhe djaloshi simpatik me origjinë nga Kamenica por që jeton në Cyrih në Zvicër ka dy pasione të cilat i don shumë, futbollin dhe modën. Po flasim për shqiptarin Muhamed Tahiri i cili që kur ishte i vogël kishte ëndërr të bëhet një futbollist i madh dhe profesional, e kjo ëndërr ka nisur të realizohet pasi është portier në ekipin e FC Wil U-20. Muhamedi është mjaft i angazhuar me plot përkushtim dashurisë së tij të parë futbollit e fitnesit, ndërsa duke qenë me plot stil ai ka edhe hobi modelimin, e vishet dhe kombinohet mjaft bukur. Ai beson se stili i veçantë bëhet nga bashkimi i personalitetit, gjuhës së trupit dhe dukjes, e për këtë na thotë se stili përfaqëson personalitetin dhe veten e tij. Futbollisti plot fashion ka marka të preferuara si: Stone Island, Ralph Lauren, Nike, ndërsa nuk do t’i thonte jo ndonjë artisti të njohur për të qenë imazh në ndonjë videoklip e mirëpret, e ai ka shumë të ardhme që falë dukjes së tij dhe fizikut të bashkëpunojë me shumë kompani të huaja dhe shqiptare. Ne ju sjellin disa super foto të djaloshit plot sport dhe modë.
Advertisement