Dikush më thotë si duhet tē qesh,
si duhet tē eci në rrugën time,
si duhet të transformohem.
Ej zotrinj e kuptoni që jam e lirē ,nuk i dua këto rregullat tuaja qē po mbysin.A e dini që unē dua të eci pranē valēve sa agon pikërisht atëhere kur bie ajo vesa dhe lag butësisht atë lulen e sapombirë.Kēshtu jam unē me kētë jetën e çmuar qē Zoti mē fali. E ndërsa dikush pëlqen luksin,paranē, unē dua tē jetoj paqësisht ,çiltërsisht,të qesh edhe atēherē kur jeta duket gri,edhe kur dikush i trembet çdo gjēje qē i ngjet.Nuk e dua këtē ftohtësinē e largēt të internetit,njerëzit që kanē harruar fjalën mall,shpirt,zemer.Sikur ta dija qē Zoti më dëgjonte do i thërrisja ,bēje tē ligun të ēmbēl,stuhinē mes tyre ktheje jetë, breshërinë e fjalēve tē hidhura ktheje gjethe të harlisura, errēsirën e shpirtit shembe si njē dru i keq dhe nē të mbill fatin e pamposhtur të diellit qē agon.Dikush mē thotē të programohem ,tē marr nga unë çdo ditē tē shpirtit tim , tē rrëmbej shpresën time,trenat e mallit tim dhe ti arratisi në numra apo shifra tē ftohtē llogarish.Zotërinj unē sjam roboti juaj ,nuk jam manekin që ti qesh dhe më transformon sa herë tē fillon humori jot i zi. Oh, po ti s’e ndjen se unë kam gjak në deje ,kam forcën dhe zemrën qē as mali nuk e shemb sepse jam tokësore dhe jo lodra jote e vogël.Kēshtu jam unē frymë e tokēs, ajri i diellit që më ngroh, përherē do tē jem malli dhe shpirti i një bote që nuk kthehet në numër robotik.Sot mē vjen mirē që gjurmët e jetës takohen me rininë që vërshon si lumë pranë njē rrebeshi…. RUDINA PAPAJANI