Masat e jashtezakonshme
jane te nevojshme per te ndaluar
perhapjen e epidemise- tha Vladimir Putin,
ne mbledhjen online te Keshillit te Larte Ekonomik Eurozian ne lidhje me pandemine. Ai vuri ne dukje se ne disa vende masat emergjente jane zbatuar me te vertete. Per te mundur semundjen duhet bashkimi i perpjekjeve te shoqerise nderkombetare.
“Pandemia ka me te vertete nje ndikim negativ ne te gjitha aspektet e jetes, dhe pothuajse ne te gjithe boten: ekonomine, sferen sociale. Levizshmeria e popullsise eshte ulur, tregetia me mallra dhe sherbime eshte penguar, paqendrueshmeri financiare globale dhe gjithashtu tregjeve me mallra”- tha Putin
Sipas Putinit, autoritetet ruse ndajne deri ne 1.2% të PBB-se (Prodhim I Brendshem Bruto) per te minimizuar efektet negative te koronavirusit, ndersa presidenti nuk perjashtoi qe, nese eshte e nevojshme, vendet e BEE (Bashkimi Ekonomik Euroazian) mund te terheqin burime nga sfondi i stabilizimit dhe zhvillimit euroazian dhe Banka Euroaziane e Zhvillimit.
Deklarata e perbashket e drejtuesve te BEE-se, te miratuar ne fund te samitit, konfirmuan se kufizimet e vendosura ne te gjithe boten duhet te hiqen pas përfundimit te pandemise COVID-19.
Ne total, semundja ne Rusi arriti ne 21 102 njerez te diagnostikuar, 1694 jane sheruar, ndersa 170 paciente nderruan jete. Jane kryer me shume se 1.4 milion teste.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj