Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

84 raste në tre ditë, Dr. Pipero sqaron shifrat dhe flet për javën që sapo hyri…!

Fundjava shënoi rritje

të numrit


të rasteve të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.

Advertisement

Nga e premtja deri të dielën numri i rasteve u rrit me 84 duke e bërë këtë periudhën me përhapjen më agresive të koronavirusit.

Shkencëtari biolog, Et’hem Ruka paraqiti ditën e djeshme shqetësimin e tij lidhur me këtë përkeqësim të situatës gjatë fundjavës duke qenë se për herë të fundit mbi 20 raste ishin shënuar 10 ditë më parë, më 26 mars (28 raste).

Shqetësimit të profesor Rukës i është përgjigjuar mjeku infeksionist Pëllum Pipero i cili thotë se shifrat e fundit të regjistruara ishin brenda parashikimeve. Sipas tij ky trend do të vijojë edhe këtë javë që sapo nisëm dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Megjithatë Pipero thekson se vazhdueshmëria e këtij trendi të kurbës varet nga tre indikatore: së pari masat e marra nga qeveria kombinuar me këshillat e mjekëve, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.

“Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!”, shkruan Pipero

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjesti human i shqiptarit në Itali, dhuron bukë për italianët; "Dikur më ushqeu Italia, sot po i kthej borxhin...!

Next Post

Bujar Qamili: Ne shkodranët e hëngrëm në fund si Vllaznia minutën e fundit

Advertisement