Simptomat dhe fobitë e caktuara
kanë një impuls negativ në shoqërinë njerëzore.
Në udhën e të përditshmes
shihen ankthe edhe nga një kontroll i tepërt apo survejim i vazhdueshëm si në vendin e punës ashtu dhe në mediokritetin e shoqërisë ku jetojmë.Rëndomt shikohen raste sporadike ku profesionalisti pothuajse në një trysni të vazhdueshme survejohet keq duke krijuar premisa të dëmshme që ndikojnë direkt në psikozën e punonjësit .Pra puna në këtë rast nuk shikohet si pasion që të bëhet mirë ku përfitohen të mira materiale por si një ankth i vazhdueshëm që krijon probleme të pa rigjenerueshme në psiqikën e njeriut.Nga ky moment ndoth një humbje për të dy palët ,puna e pa bërë mirë si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike dhe cilësia që eprori pret ngelet skarco.Nuk ndoth menaxhimi i kontrollit tonë dhe i një shoqërie të caktuar në rastin konkret.Një faktor bazë tjetër është dhe shoqëria toksike (sidomos shqiptare)që për ironi të fatit dikton përditshmërinë e individit duke kontrolluar jetën private dhe atë shoqërore duke krijuar stadin e ankthit social.Pra krijohet fobia sociale duke rrezikuar shoqërinë për të menaxhuar emocionet në iktuse të dëmshme .Në cdo cast ndodhin rrugë të pakalueshme me idenë fikse se çdo thonë të tjerët,si qëndroj unë përpara kësaj shoqërie,dhe cfarë rruge duhet të ndiqet që të bëhesh i pëlqyeshëm në këtë shoqëri paragjykuese dhe shumë abstrakte.Në stadin e sotme duhet bërë një ndërgjegjësim të një shoqërie ku jemi dhe si do ecet në të ardhmen pa ekuivoke të rëndomta dhe apatike.Kryesorja qëndron në faktin si duhen gjetur hapësira imediate apo praktika në udhën e së përditshmes apo në menaxhimin e situatave me sportivitet krejt spontan pa censura të dëmshme.Duke qëndruar me këmbë në tokë me projekte në kreativitet arrin të dalësh nga format sporadike me frymë të rënduar në forma të gjetura pozitive.Pra duhet një rilindje të kushtëzimit fisnik ontologjik dhe moral për të krijuar idenë se bota përherë rigjenerohet në unikalitetin dhe pozitivitetin si një “lëkurë”pa ndërhyrje estetike.
RUDINA PAPAJANI