Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dr Besnik Jakaj: COVID-19, ky armik i padukshëm që ka gjunjëzuar botën!

Problemet janë nga më të ndryshmet, shëndetësore, sociale-ekonomike, psikologjike, shpirtërore etj.

Unë si Mjek dhe si Qytetar dua të ngre një shqetësim shumë të madh që kanë familjarët e atyre që janë më fatkeqët në këtë situatë.
Familiarët e të sëmurëve të hospitalizuar me Covid-19, të cilët një pjesë janë në terapi intensive dhe e kanë të pamundur të komunikojnë me të afërmit tyre.

Është e drejta më humane që të informohen në mënyrë zyrtare dhe të përditësuar me gjendjen shëndetësore të njerëzve të tyre të dashur, kuptohet që janë pacient me shumë probleme të mëdha shëndetësore, psikologjike dhe dinamike të paparashikushme etj.

Advertisement

Është detyrë e drejtuesve të kësaj
pandemie, të ndërtojnë një sistem të thjeshtë komunikimi me familjarët e pacientëve të prekur nga covid-19, të cilët duhet të informohen për gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre, për dinamikën, ecurinë dhe problemet që kanë… madje të informohen në kohë reale edhe për rastet më fatkeqe kur humbin jeten.

Nuk më duket e drejtë apo e nevojshme që secili të interesohet personalisht duke shqetësuar dhe duke penguar personelin shëndetësore, që po bëjnë maksimumin e tyre në përballjen me këtë situatë, apo aq më keq, të presin përpara TV për të dëgjuar lajmin për fatin e njeriut të tyre të dashur.

Nuk është e drejtë, që familjarët të lihen pa informacion zyrtar për njerzit e tyre të dashur, dhe të detyrohen që në keto kushte izolimi të paraqiten nga ana e anës tek spitali infektiv, duke pritur me orë të tëra jashtë, me shpresën që të takojnë një personel qe ka informacion per njeriun e tyre.

Kjo është JO HUMANE.

Gjithashtu është edhe e rrezikshme për situaten pasi, rezikohet shpërndarje më e madhe e virusit, pengojme mjekët dhe infermierët në punën e tyre, si dhe rritet akoma më shumë drama e këtyre familjarëve.

Ky informacion është lehtësisht i përpunueshëm, breda spitalit covid-19, edhe një person mundet të jua komunikojë situatën familjarëve në një periudhë periodike, pa pengkuar personelin shëndetësor, dhe pa rritur dramen e të hospitalizuarve dhe familjarëve të tyre.

Kjo këshillë, vjen në mënyrë shumë miqësore për drejtuesit e M.SH, dhe është shumë e thjeshtë për tu realizuar, duke plotësuar një të drejtë thelbësore, humane, të pacientëve dhe familjarëve te tyre.

Mora shkas të bëj këtë këshillë, referuar komunikimeve të shumta që kam pasur me familjarë të ndryshem nga gjithë shqipëria, duke ma kërkuar si nder miqësor, këtë informacion për familjarët e tyre të hospitalizuar.

Unë e kam marrë në kohë reale, në mënyrë të azhornuar dinamiken e pacientëve, dhe jam informuar në mënyrë shumë miqësore nga koleget e mij të shtrejtë, që janë në ball të kësaj lufte, kam edhe rastin ti falenderoj pa fund për atë që po bëjnë, me një profesionalizëm dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm.

Duhet në mënyrë sa më të shpejtë, të zgjidhet ky problem kaq sensibel, kaq human dhe shpirtërore, për të ju ardhur në ndihmë atyre që po përballen me fatin më të keq, në këtë situatë dramatike për krejt globin.

Shpresoj dhe uroj që ta tejkalojme sa më shpejt këtë situatë, kam bindjen që shumë shpejtë bota do e mposhtë këtë virus, tinzarë dhe të pabesë, dhe makthi i njerzimit do të mbarojë, kam bindjen që nga kjo luftë, njerzimi do dali më i fortë, më human dhe do ridimensionoj vlerat morale dhe shpirtërore që fatkeqësisht njerzimi ka kohë, që ka bjerrur në këtë drejtim.

Dr. Besnik JAKAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nëse jeni duke kërkuar një produkt të personalizuar për fëmijët tuaj atëherë kjo është faqja e duhur...!

Next Post

Kompania farmaceutike e teknologjisë së lartë, kёrkesё patente pёr ilacin kundër koronavirusit

Advertisement