Banorët ruse Petropavlovsk-Kamchatsky
filmuan tërmetin
që ndodhi në pjesën veriore të Ishujve Kuril më 25 mars rreth orës 15:00 me kohën lokale.
Ne video ju mund të shihni se si mobiljet lëkunden në apartamente, zyra dhe qendra tregtare.
Sipas sizmologëve rusë, thellësia e termetit ka qene 42 km. Epiqendra ishte e vendosur 228 km në lindje të ishullit Onekotan. Tërmeti magnitude shenon nje shkalle prej 7.3 balle. Në Severo-Kurilsk, 5-6 balle, ndersa në Yuzhno-Kurilsk 3 balle. Ajo që druhet është frika për nje tsunam por që shpresojmë mos ndodhë.
Ndërkohë fatmirësisht nuk ka të raportuar per viktima.
Kujtojmë se dy ditë më parë një tërmet me madhësi 5.3 ndodhi në Kroaci – shtatë kilometra në veri të Zagrebit.
Përgatiti: Blerina Mahmutaj