“Shtyrja e njerëzve për miell në Gjilan më kthen te një ngjarje, me të cilën pata vdekur së qeshuri aty kur pat ndodhur dhe më qeshet ende sa herë më kujtohet. E shkrova si tregim dhe po e jap më poshtë.
MIELLI
Ishte luftë, ne kishte kohë kohë që ishim duke jetuar në mal. Një ditë prej ditësh, na njoftuan se kanë ardhur disa traktorë me miell dhe janë të ftuar përfaqësues të familjeve, për të shkuar për të marrë miellin. Ndarja e miellit bëhej gjysmë thesi për familje. Pra e ndanin një thes përgjysmë dy familje. Në mënyrë që personi, i cili e kishte sjellë miellin me traktor, të mos çante kokën me popullatën nevojtare për miell, u tha që dy familje ta merrnin një thes dhe me marrëveshje ta ndanin përgjysmë. Një mënyrë e ndarjes, cila kishte potencial edhe për sherr.
Situata me momentin kulmor ishte kur dy familje ndanë një thes në dy pjesë dhe në njërin thes mbeti pak më shumë e në njërin pak më pak. Po sa pak më shumë e sa pak më pak? Paj të thuash në njërin mbeten pesë filxhanë kafeje më shumë se në tjetrin. Por, aq mjaftoi, që përfaqësuesit e të dy familjeve t’ia vinin syrin thesit që kishte pak më shumë miell.
Mua që qëllova afër, kur pashë të dy anët duke e shikuar me bisht të syrit thesin me më shumë miell, m’u dha të qeshja shumë. Ec e mos qesh me ato çehre të bëra ashtu, që mendonin se do të fitonin shumë në rast se do të merrnin pjesën me pak më shumë miell. Dhe erdhi momenti i madh. Të dy përfaqësuesit ia ngjitën thesit që kishte pak më shumë miell. Një njërën anë po e ngrihte një plak e në anën tjetër një i ri rreth të njëzetave. Në një çast, plakut i doli në ndihmë një i ri, dhe e tërhoqën thesin nga duart e të riut tjetër, të cilit nuk i ndihmoi dikush tjetër. Katër duar e ngrehën më shumë thesin se dy duar. Ai nuk bëri zë, e mori pjesën tjetër. Në heshtje u pajtua se e humbi betejën. Një betëjë të cilën nuk e fituan as plaku me të riun tjetër, të cilët e morën thesin. Sepse, thashë ishin vetëm disa filxhanë kafeje më shumë miell. Ishte një fitore turpi në një betejë mjerimi.”
Ky eshte tregimi qe gazetari Uran Krasniqi solli sot ne fokus i nxitur nga ngjarja e perplasjes mes gjilanasve, “luften” mes tyre per miell. Eshte e dhimbshme qe ne 2020 te flasim ende per te tilla gjera aq me teper ti shohim me ze e figure. Ky eshte edhe qellimi i tregimit te gazetarit i cili solli nje episod nga koha e luftes se Kosoves, e cila duket se vetem vitet kane ikur, shija mbetet e njejte.