Janë dy emra shumë të njohur
të skenës muzikore në Finlandë,
shqiptarët Blerimi dhe Berati
pas bashkëpunimeve muzikore atje kanë vendosur që të sprovojnë veten edhe në skenën shqiptare, projekti i fundit i tyre është një super këngë, derisa më herët kanë punuar në një remix edhe me reperin 2Ton.
Në vazhdim ju sjellim një rrëfim të tyre se kush janë dy djemt si dhe projektin e ri:
E kanë dashur muzikën sepse janë rritur në frymë të muzikës. Kanë filluar qysh fëmijë të këndojnë. Para 5 viteve e kanë formuar grupin BOYAT që përfshinë Blerimin edhe Beratin.
Blerimi është vëllau i vogël me 1 vit e gjysëm më i ri se Berati. Berati njihet edhe si producent përveq këndimit. Blerimi është njohur edhe si humorist (në rrjetet sociale) të cilat kanë arritur tek 2 milion shikime.
BOYAT kanë qenë pjesë e Universal Music në Finland ku kanë përpunuar disa hite të mëdha dhe bashkëpunime me artistët me shumë emër. Boyat x Antti Tuisku-Hanuri është dëgjuar në Spotify mbi 10 million herë dhe ka thyer disa rekorde.
Në Finlandë kënga ka shitur trefish platinum, kurse në youtub mbi 5 milion shikime. Pojat i vjen në gjuhen finlandeze Djemt. Emri ynë ia fillon me shkronjën B kështu që e kemi bë BOYAT. Të parën këngë shqip e kemi lancuar në vitin 2019 e cila titullohet ”Ndjenja”. ”Wallahi wallahi”, ka qenë kënga e dytë e rradhës e cila ka arritur tek million klikime. Klipi është xhiruar në Stamboll të Turqisë.
Projekti i fundit ka qenë ”Wallahi wallahi” remix e cila ka arritur mbi 5 million klikime për 2 muaj ka qenë bashkëpunim me dëshirën e artistit të njohur 2Ton.
Kënga ‘Wallahi wallahi’ u shpërnda shumë bukur dhe kanë marrë komente pa ndal se sa shumë i pëlqen zëri i tyre dhe sa kanë dëshirë të dëgjojnë me shumë projekte.
Fjala ‘Wallahi wallahi’ është e madhe po, kanë menduar se cila fjalë ose cfarë sendi peshon më shumë të shqiptarët, aty nuk ka tjetër zgjidhje vetëm ” Çaj me limon”. Në videoprojektin e fundit shihet edhe shqiptarja Adriana Gërxhalija, ‘Miss Finlanda 2017’.