E vazhdon traditen e muzikës popullore,
rrugën e gjyshit e babait.
Ky është Kati Zhubi,
këngëtari me disa projekte të sukseshme, këngë e albume që e kanë marrë pëlqimin e publikut të gjërë. Kati Zhubi nga Gjakova, në qytetin e artit dhe kultures njihet edhe si djali i këngëtarit të mirënjohur, Albert Zhubi. Kati është shumë i kërkuar në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje, ku performon në mënyrë të mrekullueshme bashkë me orekstren e tij “Jakova Band” Kati, sapo ka finalizuar projektin e ri muzikor nga publikimi i të cilit ma ndajnë vetëm edhe pak ditë. Kënga titullohet “Goce a po vjen” dhe skenat e videoklipit janë xhiruar në qytetin e bukur të Vlorës. Per kete projekt, këngëtari i njohur gjakovar ka punuar me Gëzim Mnerin, tekstshkrues dhe aranzhues i këngës, me Ilir Derjajn si klarinetiste dhe kontribues në këtë këngë si dhe me Hekuran Zogun, apo “Buci Film” për realizimin e videoklipit. Ky projekt vjen në prag të festës së 8 marsit dhe gala mbrëmjes tashmë tradicionale në “Grand Oita” në Gjakovë, ku Kati prej gjashtë vitesh e ndezë atmosferen në maksimum dhe e shndërron mbrëmjen në më të përfolurën në Kosovë.