E ka nisur mirë pasionin për muzikën
e nuk do të ketë tē ndalur megjithëse
ai ka shumë talente.
Po flasim për këngëtarin Simon Gjonaj me origjinë nga Tuzi i Malësisë së Madhe por që jeton në Amerikë i cili po përgadit projektin më të ri muzikor me titull ” Larg vendlindjes”. Ai do ta sjellë këtë këngë dhe ne videoklip e më të tjera projekte gjithmonë duke bashkëpunuar për muzikë me artistin Gjekë Dushaj dhe në studion ” Zëri i Traboinit” ku nga aty do të dalë dhe albumi i tij me këngë mjaft të bukura e domethënëse.