Si në çdo klip tjetër,

këngëtarja shumë e pëlqyer e estradës shqiptare,

Nora Istrefi,

edhe këtë i herë i kushtoi rëndësi të madhe veshjes në projektin e publikuar ditë më parë në bashkëpunimin me Gjikon.

Pjesa e këngëtares kur u shfaq duke kënduar me një orkestër të vogël, e veshur me pantallona të kuq dhe bluzë të shkurtër të zezë, nuk kushtoi edhe pak.

Kjo pasi faqja e njohur “What They Wearin”, publikoi së fundmi një fotografi ndërsa zbulon çmimin e kësaj veshje.

Pantallonat e artistes Istrefi kushtuan hiç më pak se 1350 euro, ndërkaq pjesa e sipërme 145 euro, që në total i bie afër 1500 euro.

https://www.instagram.com/p/B6adypUApMO/?utm_source=ig_embed

Kjo nuk është e vetmja dukje atraktive e Norës megjithëse në secilën pjesë të videoklipit shfaqet në top formë.

“Anna” e Gjikos dhe Norës për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube, kënga kjo tejet e mirëpritur nga publiku.

Të dy artistët këtë vit ishin tejet të angazhuar me projekte muzikore, ndërsa nuk munguan as në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here