Artisti dhe veterani i luftës Shkëlzen Kelmendi
sapi ka sjellë një këngë kushtuar heroit të kombit
Adrian Krasniqi,
pushka e të cilit ishte kushtrim dhe thirrje për luftë. Artisti ka vite e vite që merret me muzikë dhe gjithmonë kudo në vendet shqiptare i ka kënduar trimave atdhetarë në të gjitha epokat historike. Shkelzeni e ka njohur shumë mirë heroin që ia ka thurur dhe këngën e re pasi mësojmë se ka qenë në të njëjtën shkollë me Adrian Krasniqin. Artisti vazhdon të jetë aktiv në shumë aktivitete kulturore-muzikore e gëzime familjare e i takon grupit “Dervish Shaqa” të Deçanit.