Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jorgo Papingji “Mjeshtër i madh” ende pa pension, institucionet heshtin prej 8 vitesh

Prej 8 vitesh “Mjeshtër i Madh”,

autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm,

Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

Advertisement

I ftuar në një intervistë ekskluzive në Vizioni I Pasdites,  Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit. Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh :

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë !  Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në cdo tavolinë që rri me njerëzit , në cdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë  ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “ Ti se ke marrë pensioni! Si ka mundësi..”- përfundoi Papingji. Duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar ti drejtojë një lutje gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure. “ I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë ccfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin”, është shprehur mes emocioneve Mjeshtri i Madh i muzikës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elda Berisha: “Ah moj nënë” përcjell mesazh shpirti për të gjithë!

Next Post

Artiol Sulejmanasi sjell një tjetër klip me titull “Çupën t’ja rrëmbejmë”

Advertisement