Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
HAKMARRJE E ÇMENDUR!
Sa është periudha e rehabilitimit pas kryerjes së burgut?
Dëshira për t’u bërë nënë, më transformoi si njeri

Sa është periudha e rehabilitimit pas kryerjes së burgut?


Jam një 40 vjeçar, kam bërë një një vit burg,

dua të di sa është periudha e rehabilitimit pas kryerjes së burgut,

a varet nga lloji i veprës penale dhe sa më takon muaj të kryej?

Advertisement

Avokat Harbi Aliaj, cel 0682044002:-  Përshëndetje! Nuk ka një “kohë fikse” të asaj që konsiderohet si rehabilitim. Kjo varet nga një sërë faktorësh, ku ndër me kryesoret renditet momenti i marrjes së vendimit penal foemë të prerë. Kjo përkon me kohën kur vendimi Gjyaktës së Shkallës së parë nuk është ankimuar brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes zë tij ose kur është shprehur me vendim Gjykata e Apelit. Ky moment ka rëndësi të madhe jo vetëm juridike edhe matematike, pasi nga ky moment lind, procedura e kalkulimit të masës dhe llojit të dënimit, e lidhur kjo me institutin e rehabilitimit. Kodi penal shprehet qartë në lidhje me këtë institute, teksa i quan të padënuar:

a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë deri në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

 c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HAKMARRJE E ÇMENDUR!

Next Post

Dëshira për t’u bërë nënë, më transformoi si njeri

Advertisement