Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse puthim?

Pse ne i shprehim ndjenjat e dashurisë sonë për dikë, duke e puthur atë në buzë? Që në vitin 1960, zoologu anglez Dezmond Morriz ka hedhur për herë të parë mendimin se e puthura në buzë ka lindur si pasojë e zakonit të femrave-majmune për të përtypur paraprakisht ushqimin e të vegjëlve dhe për t’i ushqyer ata pastaj, drejtpërsëdrejti me buzët e veta. Kështu, veprojnë shimpanzetë edhe sot e kësaj dite dhe me siguri, kështu kanë vepruar dikur edhe paraardhësit tanë. Ka disa popuj, ku nënat veprojnë kësisoj edhe sot e kësaj dite. Është e sigurtë se gjatë këtij veprimi, të dyja palët, por sidomos nënat, ndjejnë një kënaqësi të veçantë. Veç të tjerave, takimi i buzëve i qetësonte vocërrakët…

Nuk përjashtohet mundësia që e puthura të jetë bërë një shprehje e ndjenjave të dashurisë edhe me pjesëmarrjen aktive të feromoneve (hormone që i ndihmojnë shumë qenie të gjalla, sidomos insektet, për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët). A kanë edhe njerëzit feromone? Kjo nuk është vërtetuar ende, por disa shkencëtarë mendojnë se në vend të tyre njerëzit kanë disa hormone, të cilat janë quajtur androstenole dhe që ata i shpërndajnë me anën e djersës. Sipas të dhënave laboratorike, 15-20% e qenieve të gjalla kanë nën qiellzë një organ të posaçëm i cili quhet vomeronazal. Derrat, minjtë e arrave, baldosat, etj. e përdorin këtë organ për të “kapur” erën e feromoneve. Në rast se ka edhe njeriu feromone, të cilat drejtojnë ndjenjat e simpatisë dhe pasionet, atëhere mjeti më i mirë për transmetimin e tyre mbetet pa asnjë dyshim, e puthura; mirëpo kjo ende nuk është vërtetuar shkencërisht…

Eksperimentet laboratorike kanë treguar se gjatë aktit të puthjes, në veprimtarinë e trurit ndikojnë jo më pak se dhjetë nerva që gjenden në kokë. Ato i çojnë trurit informacione nga buzët, gjuha, faqet dhe hundët, duke e informuar atë për temperaturën, shijen, aromat dhe lëvizjet e partnerit. Sektori i trurit që merr informacionin më të shumtë dhe më të plotë, është ai i buzëve…

Advertisement

Një grup psikologësh amerikanë, në studimin e tyre të fundit, krahasojnë nivelin e përpunimit të hormoneve kortizol dhe oksitocinë te 15 çifte të dashuruarish pas puthjes dhe në momentet kur ata bisedojnë vetëm duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit. Psikologët arritën në përfundimin se gjatë puthjes, niveli i oksitocinës rritet shumë, sidomos tek ato vajza që i duan fort partnerët e tyre, ndërsa vunë re një rënie të nivelit të kortizolit, sepse puthja, me siguri, ul stresin… Niveli i oksitocinës u ngrit vetëm te meshkujt. Kjo, nënvizojnë shkencëtarët, tregon se vajzave u mjafton vetëm një e puthur për të patur afërsi emocionale ose iritim seksual. Eksperimentet kanë treguar se e puthura shpeshton pulsin, ngre tensionin e gjakut, gjatë puthjes zgjerohen bebëzat e syve, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe mendimi racional, kalon në plan të dytë… Në tru, fillon përpunimi i disa substancave që kanë të bëjnë me kënaqësinë dhe njeriun e pushton një ndjenjë euforie. Në vitin 2005, bashkëpunëtorët e Universitetit të Radgersit në SHBA skanuan trurin e 17 pjesëmarrësve në eksperiment në kohën kur ata shikonin fotografitë e të dashurave apo të të dashurve të tyre dhe vunë re një aktivizim të jashtëzakonshëm në dy sektorët e trurit që përgjigjen për kënaqësinë dhe motivimin e veprimeve që u sjellin kënaqësi (Është interesante, por edhe në trurin e narkomanëve ndodh e njëjta gjë)…

Disa kohë më parë, në SHBA u shpërnda një pyetësor për reagimin pas puthjes së parë. 59% e të pyeturve burra dhe 66 % e të pyeturave femra, u përgjigjën se pas puthjes së parë e humbasin disi interesin për partnerin. Puthja dërgon në subkoshiencë disa sinjale, sipas të cilave, ne fillojmë të “zgjedhim partnerin tonë”. Puthja na ndihmon të vlerësojmë “potencialin” e partnerit tonë. Mendohet gjithashtu se feromonet dhe hormonet që shkëmbehen gjatë puthjeve në buzë, na japin të dhëna për imunitetin e partnerit, për shëndetin, aftësinë riprodhuese, madje na tregojnë edhe se sa është ai në gjendje për marrëdhënie intime afatgjata dhe serioze…

Të dhënat e reja tregojnë se e puthura luan një rol të madh në zhvillimin e marrëdhënieve mes partnereve, megjithëse ajo nuk ndikon njësoj si te femrat, edhe te meshkujt… Për djemtë e rinj, e puthura është një shkallë e re drejt pjekurisë seksuale, ndërsa vajzat e shfrytëzojnë atë për të forcuar marrëdhëniet në çift… Dhe, kjo nuk ndodh vetëm me njerëzit, por edhe me qeniet e tjera të gjalla. Puthen, bie fjala, edhe peshqit… Mirëpo në botën tonë të çuditshme ka popuj ku puthjes nuk ia njohin vlerat fare. Finlandezët, për shembull, nuk puthen kurrë, as kur lahen bashkarisht në një banjo… Po kështu, edhe kinezët, jo vetëm që nuk e praktikojnë, por kanë edhe krupë nga puthja në buzë. Në Mongoli, baballarët nuk i puthin kurrë fëmijët e tyre, por mjaftohen vetëm duke u marrë erë në kokë…

Por, me gjithë këto studime dhe kërkime shkencore që janë bërë deri tani nga shkenca e filematologjisë, sikurse quhet kjo shkencë e re nga fjala greke filema, domethënë, puthja, vetë ajo dhe sekretet e dashurisë dhe pasioneve njerëzore që lidhen me të, mbeten ende të pazbuluara plotësisht, mbeten ende shumë mistere. Mos vallë edhe kjo është në të mirë të forcimit të marrëdhënieve midis partnerëve?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeta ime e dhimbshme si emigrante

Next Post

21 aplikacione celulari për të gjallëruar jetën seksuale

Advertisement