Mert Öztürk,
një emër që në tregun turk
është shumë i njohur por që tek shqiptarët vetëm se ka nisur të bëj famë.
Djaloshi nga Turqia i lindur në vitin 1991 në Stamboll krahas suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur në vendin e tij, ka vendosur që famën ta shpërndajë edhe në vendet e Ballkanit, kështu një nga projektet që ka marrë pjesë e që synon të sigurojë famën dhe suksesin është filmi i metrazhit të gjatë ‘Dashuria e ndaluar’ ku Mert do ketë një rol kryesor në këtë film.