Moderatorja e njohur Bieta Sulo e cila është partnerja e Alban Dudushit para dy ditësh festoi ditëlindjen dhe ka mbushur plot 34-vjeç.
Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram
prej ku ndër të tjera tregon se ky vit i 34-ërt i jetës së saj ka qenë i ngarkuar dhe përmbushës në planin profesional:
“Ky vit i 34-ërt i jetës ka qenë i ngarkuar dhe përmbushës në planin profesional. Besimi i orarit të pasdites, ‘Ftesë në 5’, angazhimi im kryesor, tek prezantimi i mbrëmjes së ‘Top Channel’, pjesëmarrja në këngën e fundvitit, prania në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ natën e pritjes së 2019-ës, angazhimi në fushata sensibilizuese me në fokus vajzën/gruan deri tek ‘Top Talent 2’, që do të nisë transmetimin shumë shpejt, si gjithmonë në ‘Top Channel’. Mirënjohëse dhe falënderuese për mbështetjen tuaj.”