Unë që po ju shkruaj jam Ana. Ashtu si shumë lexues të tjerë, edhe unë vendosa të shkruaja historinë time te kjo gazetë.
Sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe u regjistrova në Fakultetin e Historisë e Filologjisë, këtu në Tiranë.
Më ka pëlqyer gjithmonë profesioni i gazetarit dhe për mua, ka qenë një ëndërr derisa e fitova shkollën për Gazetari, por ashtu si në çdo profesion, kompjuteri do të ishte mjeti i punës, i cili do të më shoqëronte gjithmonë. Unë vija nga një fshat i Jugut, emrin e të cilit nuk po e them. Kishim një javë që kishim filluar mësimin dhe në orën e kompjuterit ishim ndarë në studentë që e njihnin mirë kompjuterin dhe në studentë që ishin më të prapambetur (unë futesha te këta të fundit). Në fshatin tonë nuk arritëm asnjëherë ta zhvillonim këtë lëndë në praktikë, por vetëm në teori. Unë nuk dija as ta ndizja kompjuterin e jo më të punoja në të. Fakti që isha një vajzë studioze dhe gjithmonë doja të isha e para në mësime, më bëri të hyja në një kurs për kompjuterin, në mënyrë që të mos mbetesha mbrapa në orën e kësaj lënde që zhvillonim në fakultet. Ishim dhjetë studentë që ishim regjistruar në këtë kurs. Ishte dita e parë që do të ulesha para një kompjuteri, edhe pse sot kur e mendoj, më vjen për të qeshur. Profesori, i cili do të na mësonte, quhej Ermal. Ai u prezantua dhe të njëjtën gjë kërkoi të bënim dhe ne. Na kërkoi të ndiznim kompjuterat dhe unë, me bishtin e syrit, shikoja se si e bënte shoqja ime, në mënyrë që ta ndizja edhe unë, mirëpo këtë gjë e vuri re edhe Ermali, që u afrua dhe më pyeti:
– Nuk e keni bërë lëndën e informatikës në shkollë?
Iu përgjigja duke u skuqur se e kisha bërë vetëm në teori e jo në praktikë dhe ai buzëqeshi e më tha:
– Atëhere, ti do të më lodhësh më shumë se studentët e tjerë.
Më erdhi keq për veten. Ora e parë ishte e tmerrshme për mua. Sa e herë e kujtoj, më bien djersë të ftohta. Unë nuk dija si ta përdorja mausin dhe, përveç kësaj, isha shumë e hutuar ngaqë Eri më rrinte gjthmonë mbi kokë dhe kisha shumë vështirësi në gjetjen e shkronjave në tastierë. Shokët e mi punonin shpejt dhe pastaj ishin të detyruar të më prisnin mua që t’i arrija. Mes shokëve të mi isha si ai fëmija që shkon në klasën e parë dhe mësuesja e ndihmon për të ecur përpara. Të njëjtën gjë bënte edhe Ermali me mua. Ai vinte dorën e tij mbi timen dhe më ndihmonte se si të komandoja mausin, si të selektoja materialin etj. Të gjitha këto më bënin të ndihesha keq. Më dukej se të tjerët bëheshin xhelozë se pse profesori qëndronte më shumë me mua dhe jo me ta, me pak fjalë, më dukej vetja si studentja e preferuar e profesorit. Ditën e parë të mësimit, Ermali më kërkoi të qëndroja në ambientin ku bënim mësim. Ai më tha se gjithmonë duhet të rrija të punoja me kompjuterin edhe një orë më shumë se të tjerët, në mënyrë që të arrija në nivelin e tyre dhe të mos mbetesha mbrapa. Kjo ide më pëlqeu shumë. Eri, përveçse i gjatë dhe i bukur, kishte edhe një shpirt të mirë. Ai më kuptonte shumë mirë dhe nuk donte që unë të ndjehesha keq, ndërsa unë, si vajzë fshati, isha shumë e ndrojtur dhe i masja veprimet e fjalët e mia deri në detaj, pasi nuk doja të gaboja. Prindërit më këshillonin gjithmonë se Tirana ishte e madhe dhe se unë duhet të tregohesha vajzë e zonja, që të mos bija pre e njerëzve mashtrues. Gjithmonë duhet të studioja shumë dhe këtë gjë kërkoja të bëja për të ecur përpara. Përveç kësaj, isha edhe një vajzë shumë e bukur që dalloja shumë nga të tjerat sepse asnjëherë nuk më pëlqente të përdorja tualetin në fytyrën time pasi sytë dhe vetullat i kisha shumë të zeza e lëkurën e bardhë, madje shpeshherë shoqet më kishin zili që unë nuk kisha nevojë për tualet.
Kishte kaluar gati një javë nga fillimi i kursit dhe unë akoma kisha shumë vështirësi për të shkruar, kjo, pasi nuk kisha kompjuterin tim. Eri më këshilloi që të rrija aty dhe të shkruaja shumë, madje atë ditë më tha se duhet të shkruaja dhjetë faqe, në mënyrë që të shkathtësohesha më shumë. Kishin kaluar gati dy orë që unë shkruaja e ndjehesha shumë e lodhur, por nuk kisha ç’të bëja, vazhdoja të shkruaja pa pushim, edhe pse avash. Befas ndjeva dy duar që filluan të më fërkonin damarët e shpinës, duke më pyetur:
– Je lodhur Ana?
Unë ktheva kokën menjëherë. Ishte Eri! U skuqa në fytyrë… ndjehesha si vajzë e vogël para tij. Ai i kish kaluar të tridhjetat, por prapë, ishte shumë simpatik. Ai vazhdonte të më bënte masazh, por unë u ngrita menjëherë.
– Nuk është nevoja për kaq përkushtim! – i thashë.
Ai po qeshte: – Për këtë që më the, do të shkruash edhe dhjetë faqe të tjera! – ma ktheu.
E mërzitur për këtë që më ndodhi, mora çantën dhe ika në shtëpi. Gjatë gjithë natës e kam menduar atë skenë; nuk më hiqej nga mendja. Pyesja veten: “Mos ndoshta ai kërkon të përfitojë nga unë?”.
Ditën tjetër nuk shkova në kurs, por kjo i kishte rënë në sy Erit. Ai më mori në telefon, pasi kur na kish regjistruar, na kishte mbajtur numrat e telefonit.
– Ana, kthehu në kurs. Më fal nëse të kam ofenduar! – më tha ai në telefon. Kjo gjë më bëri unë të vazhdoja të mendoja akoma më shumë për të. Ditën tjetër qëndrova për të punuar përsëri në kompjuterin e tij. Bashkë me mua, qëndroi edhe Eri. Ai më tha se kishte një surprizë për mua dhe unë, e habitur, e pyeta se për çfarë bëhej fjalë. Ai hapi sirtarin e tavolinës së tij dhe nxori një laptop.
– Ky është për ty! – më tha.
S’po u besoja syve dhe, me gjysëm zëri, e pyeta: – Ç’do të thotë kjo? Nuk mund ta pranoj…
Ai qeshi dhe më tha: – Atëhere ti do të punosh përsëri me mua këtu në zyrë. Unë e bëra për të të lehtësuar që të mos punoje këtu dhe që mos të të bezdiste prania ime.
Nuk dija ç’të bëja. Unë tashmë isha mësuar me praninë e tij, kisha nevojë për ndihmën e tij, por ajo që nuk kuptoja ishte se kisha filluar të ndjeja për të. Natën nuk më zinte gjumi dhe kujtoja dorën e tij mbi dorën time teksa më ndihmonte me mausin. Eri m’i kishte ngulur sytë dhe më shikonte me shumë ëmbëlsi. Pastaj më tha se në qoftë se nuk do të pranoja laptopin, duhet të pranoja një kafe nga ana e tij. Unë pranova duke buzëqeshur.
– Kështu dua të të shikoj gjithmonë, se qesh shumë bukur… – më tha ai.
Mbas asaj dite, gjithçka ndryshoi në jetën time; ai u bë personi më i rëndësishëm për mua. Filluam të dilnim bashkë, flisnim për fejesën tonë dhe mua mbrëmjeve më zinte gjumi duke menduar për ditën kur do të ishim bashkë përgjithmonë. Eri ma kërkonte me ngulm që unë të isha e tija me trup dhe me shpirt. Unë nuk e kisha pranuar këtë gjë derisa një ditë, ai më tha:
– Sot kam një surprizë për ty!
Më tha se do të shkonim në malin e Dajtit dhe, kur ishim në teleferik, ai nxori nga xhepi një kuti në formën e zemrës. Unë u befasova për një moment, mendova se ishte Shën Valentini, por donte edhe një muaj që të vinte kjo ditë. E mora kutinë, e hapa dhe po më dridheshin duart kur pashë se në të ishte një unazë në formën e rrethit. M’u mbushën sytë me lot dhe e pyeta Erin se çfarë do të thoshte kjo. Ai m’u përgjigj:
– Dua të jesh përgjithmonë gruaja e jetës sime!
Nuk po u besoja syve! Deri në atë moment ai ishte çasti më i lumtur i jetës time… Atë ditë ia kaluam shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim ndenjur aq shumë kohë bashkë. Të dy vendosëm që atë ditë ta bënim të paharrueshme për jetën tonë. Prenotuam një dhomë në hotel dhe fakti që Eri më kishte dhuruar një unazë fejese, më bëri që unë të besoja tek ai. Në ato momente u ndjeva shumë keq, mendova se kisha humbur besimin e prindërve të mi. Eri m’u afrua të më puthte dhe unë i thashë:
– Të lutem, mos më prek! Po të më duash vërtet, ti do të dish të më presësh…
Ai ma ktheu: – Fakti që ti pranove unazën, do të thotë se je e imja dhe e askujt tjetër e nuk kemi kohë për të humbur…
Të njëjtën gjë dëshiroja edhe unë. E ndjeja veten të sigurtë në krahët e tij. Ajo natë kaloi mes puthjesh dhe përqafimesh. Eri u soll mjaft ëmbël, duke e ditur se ishte hera e parë për mua. Mendoja se pas asaj dite, të gjitha ditët dhe netët do t’i kaloja me të, por…

Të njëjtën gjë dëshiroja edhe unë. E ndjeja veten të sigurtë në krahët e tij. Ajo natë kaloi mes puthjesh dhe përqafimesh. Eri u soll mjaft ëmbël, duke e ditur se ishte hera e parë për mua. Mendoja se pas asaj dite, të gjitha ditët dhe netët do t’i kaloja me të, por në të vërtetë, nuk ndodhi kështu. Eri filloi të më largohej, më merrte më rrallë në telefon, duke u justifikuar se kishte punë. Fillova të dyshoja te dashuria e tij. Kishim gati një javë që nuk kishim dalë për kafe dhe unë vendosa të shkoja te puna e tij, aty ku e njoha për herën e parë. Tashmë kishin kaluar muaj dhe unë e kisha mbaruar kursin e kompjutrit. Nuk e di pse ai vend më ngjallte shumë emocion; më kujtoheshin skenat kur ai më kishte mësuar kompjuterin, por Ermali nuk donte që unë të shkoja aty. “Ti tani e ke mbaruar kursin!”, më thoshte.
Trokita në zyrën e tij, por nuk dëgjova njeri të fliste dhe hapa derën. Nuk do ta harroj atë që pashë. Eri ishte ulur me një fëmijë gati tre vjeç në prehër dhe një vajzë qëndronte në këmbë pranë tij.
– Më falni që hyra pa pyetur… – thashë dhe mbylla derën, duke menduar se do të ishte e motra me fëmijën e saj, por të vërtetën e mora vesh nga sekretarja, që më tha se nuk duhet të isha futur brenda, pasi ai ishte me gruan dhe me djalin e tij!
Një dallgë lotësh më mbuluan sytë dhe fytyrën, gjunjët po më dridheshin e ndjeva se po më binte të fikët. Në atë çast, doli ai dhe më tha: “Më prit në sallën e pritjes se duhet të bisedoj”. Nuk mbaj mend çfarë i kam thënë në atë moment. Mbaj mend që ecja si e çmendur nëpër rrugët me makina, derisa shkova në shtëpinë time. Shoqet donin të dinin se çfarë më kishte ndodhur, por unë nuk mund t’u tregoja asgjë pasi lotët nuk më pushonin. Që nga ajo ditë, nuk munda të shikoja një ditë të bardhë. Fillova të mos haja ushqim, nuk kisha dëshirë për të bërë asgjë, nga mësimet fillova të bija, shumë provime i lashë për vjeshtë, se nuk mund të studioja. Me kalimin e ditëve, fillova të dobësohesha akoma më shumë. Eri i binte telefonit pa pushim derisa unë e ndryshova numrin. Nuk doja të dëgjoja asnjë shpjegim nga ana e tij. U mbylla shumë në vetvete dhe shoqeve nuk u tregoja. Stresi e bëri punën e vet tek unë. Stomaku filloi të mos më mbante më ushqim. Çdo gjë që haja, e nxirrja. Prindërit u detyruan të vinin në Tiranë dhe të më vizitonin te specialisti. Ata më pyesnin se çfarë problemi kisha që kisha kaluar në këtë gjendje, por unë vetëm qaja dhe nuk mund të flisja me ta. Nga i gjithë ky stres që kalova, doktorët më këshilluan të bëhesha operim, pasi nuk kisha rrugë tjetër. Operacioni doli me sukses, por prindërit e mi kishin harxhuar shumë për mua. Përveç kësaj, ata ishin edhe shumë të mërzitur për gjendjen time dhe për çfarë më kishte ndodhur. I tregova mamit dhe ajo u mërzit shumë, por nuk e jepte veten. Ajo më thoshte se në plan të parë duhet të vija shkollën dhe pastaj, të tjerat, vinin vetë. Eri më shkaktoi plagën më të madhe të jetës time, që nuk do ta harroj asnjëherë, por kjo që kalova, më bëri më të fortë për të kuptuar se duhet të bëhem e zonja e vetes. Tani i kam marrë të gjitha provimet e prapambetura madje kam dalë me rezultate shumë të mira dhe kam kuptuar që nuk ia vlen të qaj për një njeri që nuk e meriton.