Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Monument që rridhte ujë

– Kam parë në ëndërr sikur isha në një rrugë të panjohur dhe mami më tha që duhet të shkoja në një dasëm.

Mami më tregoi ku ishte dasma dhe në atë rrugë unë pashë një monument nga i cili rridhte ujë. Më thoni ju lutem, çfarë kuptimi ka?

Advertisement

– Do të gjendeni papritur në një situatë që do të jetë pak e panjohur për ju dhe nuk do dini si të veproni, por do të jetë pikërisht një njeri i juaji shumë i shtrenjtë (ndoshta edhe mamaja), që do t’ju ndihmojë, duke ju treguar rrugën që duhet të ndiqni. Çfarëdo këshille të merrni këto kohë nga njerëzit tuaj të dashur, mundohuni ta zbatoni dhe lërini gjërat të rrjedhin siç do të vijnë. Uji që keni parë duke rrjedhur, këshillon pikërisht këtë gjë, t’i lini gjërat të ecin vetë dhe keni për të parë që edhe pse do të jeni pak si të hutuar, çdo gjë do të shkojë siç duhet për ju.

Ish-burri më erdhi në shtëpi

– Jam Albina. Kam parë në ëndërr para dy netësh ish-burrin tim i cili sikur erdhi te shtëpia ime dhe këpucët i kishte lënë jashtë. Ai hyri papritur në dhomën time të gjumit dhe unë, kur e pashë, u habita shumë. Pavarësisht se më pëlqeu kur e pashë, u frikësova se mos e shihnin vëllezërit e mi. M’u duk shumë i bukur, por më shumë më habitën buzët e tij të lyera me të kuq. Ai u afrua të më puthte dhe unë nuk ndjeva asgjë për të; e shmanga thjesht duke e përqafuar. Pastaj, i thashë: “Largohu nga unë”. Më thoni, çfarë kuptimi ka?

– E dashur Albina, ëndrra e tregon fare qartë që ju tashmë e keni nxjerrë nga jeta juaj ish-burrin tuaj. Këtë e thonë këpucët e tij të lëna jashtë. Ai ka qenë një person jo shumë i sinqertë ndaj jush, ishte fallco që nga mënyra se si fliste, si ju trajtonte. Buzët e tij të lyera tregojnë personin fallco përballë jush, por gjithsesi, këtë periudhë duhet të keni shumë kujdes në njohjet e reja ose nëse keni ndonjë shenjë afrimiteti nga ish-burri juaj. Nuk është periudha e përshtatshme që ju të krijoni një lidhje, pasi çdokush që do t’ju paraqitet në këtë kohë është person i pasinqertë. Ëndrra tregon pikërisht njerëz fallco që sillen rreth jush, duke përjashtuar familjarët tuaj, të cilët ju mbrojnë dhe ju kanë gjithnjë nën vëmendje. Frika juaj në ëndërr tregon për sekrete dhe informacione që i mbani brenda vetes dhe nuk ia thoni familjes. Ndiheni pak në faj për këtë gjë, ndoshta sepse e dini shumë mirë që nuk duhet vepruar kështu. Nëse sekretet kanë të bëjnë pikërisht me ish-burrin tuaj, që po bën tentativë t’ju afrohet dhe ju i keni dhënë një shans, mos shkoni më tutje, por veproni si në ëndërr; largojeni nga vetja sa më parë të jetë e mundur. Ai apo kushdo qoftë tjetër mashkull i interesuar këto kohë, ka interes ndaj jush, por kjo nuk është një dashuri e sinqertë. Bëni durim, fati është gjithsesi me ju sepse ëndrra të tilla janë paralajmëruese dhe këshilluese në të njëjtën kohë.

Nuk hyra në spital

– Jam Beni. Kohët e fundit shoh në ëndërr sikur u ngjitem maleve shumë të larta. Shpesh has shumë pengesa, por ia dal mbanë gjithnjë. Ndonjëherë e shoh veten sikur po ngjitem më këmbë dhe herë të tjera, me makinë. Një herë pashë sikur rruga ishte e shtruar komplet me zhavorr dhe mezi ecte makina, por unë ia dola të ngjitesha në majë. E dija që kjo rrugë të çon drejt një spitali dhe atje ishte synimi im të shkoja. Kur arrita para spitalit, nuk u futa brenda, por mora drejtim tjetër. Pres parashikimin këtë javë.

– Përgjithësisht, të shohësh veten duke iu ngjitur një mali dhe të hasësh pengesa apo sfida të tjera të mëdha e t’i kapërcesh ato, do të thotë se je person shumë i vendosur dhe ambicioz. Në rastin konkret, ju i keni vënë vetes shumë qëllime, por shumë prej tyre janë të parealizueshme, pasi e tejkalojnë kapacitetin tuaj dhe ju nuk mund t’i përballoni dot të gjitha. Udhëtimi si me këmbë, ashtu edhe me makinë, tregon udhën e jetës suaj e cila ka pasur pengesat, fitoret dhe zhgënjimet e saj. Spitali është shenjë që tregon se ju, kohët e fundit, ndiheni shumë i rënduar emocionalisht, psikologjikisht dhe për pasojë, ndiheni i dobët edhe fizikisht. Ka ardhur koha të pushoni pak, ta lini mënjanë ambicien tuaj dhe të shikoni në radhë të parë shëndetin tuaj e më pas anën materiale. Nëse dëmtoheni nga ana shëndetësore, ju nuk do të keni më forcë për të shkuar përpara dhe nuk do të arrini asnjë nga ato qëllime që i keni vënë vetes tuaj, prandaj, ndaloni dhe bëni pak pushim në çdo gjë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur kërkon tepër, mbetesh pa gjë!

Next Post

Sëmundja që më solli dashurinë

Advertisement