Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Byzylykë sermi

– E nderuar astrologe, ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Kam parë në ëndërr sikur në të dyja duart kisha vendosur nga një byzylyk sermi. Edhe në gishtin e unazës më ishte vendosur rretheqark sërish një byzylyk sermi. Të tre këta ishin të të dashurit tim. Në ëndrrën tjetër pashë sikur vajza (që në realitet, familja e tij e do nuse për të dashurin tim) ishte shtrirë në tokë përmbys. Fytyrën nuk ia dalloja. I shikoja vetëm flokët, që i kishte shumë të gjatë. I dashuri im shkon e sheh atë dhe vjen tek unë e më thotë: “Më prit edhe pak”. Ju lutem, më thoni çfarë kuptimi ka, se jam në ankth…

– E dashur, ëndrra juaj tregon që jeni në një situatë shumë të vështirë e cila kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, ndryshe rrezikoni të sëmureni dhe të bini në depresion. E gjitha kjo ka lidhje me të dashurin tuaj dhe familjen e tij. Ai ndodhet mes dy zjarresh; nga njëra anë ju ka juve që pretendon se ju do, kurse nga ana tjetër është familja e tij, e cila lufton që ta ndajë nga ju dhe ta bashkojë me vajzën që i ka gjetur. Ju ëndërroni të fejoheni me të, pasi e dashuroni marrëzisht, ndërsa i dashuri juaj, tani për tani është shumë konfuz dhe i pavendosur, për shkak të familjes së tij. Byzylykët e sermit tregojnë dëshirën tuaj për t’u bërë e fejuara tij, ndërsa vajza që keni parë përmbys, jeni po ju dhe kjo tregon që ndiheni shumë keq sepse e ndjeni që po e humbisni të dashurin tuaj. Në këtë rast, ëndrra ju jep një këshillë dhe mesazh shumë të qartë: Duhet të merrni ju një vendim dhe të largoheni nga i dashuri, duke i lënë rrugë të lirë atij të vendosë. I thoni që e dashuroni, por që do ta lini të lirë të vendosë, mos i bëni presion. Nëse dashuria dhe vendosmëria e tij janë shumë të forta, ai do të këmbëngulë për ju. Në të kundërt, le të bëhet çfarë është shkruar, por ju duhet ta përjetoni qetësisht çdo gjë, sepse çfarëdo që të ndodhë, do të jetë zgjidhja e duhur për ju, edhe nëse ndodh të ndaheni përfundimisht nga ai djalë. Ju uroj fat!

Advertisement

E gjeta me një femër tjetër

– Jam një vajzë nga Vlora. Kam parë në ëndërr të dashurin tim, sikur po shkoja në hotel dhe, kur hyra brenda, e gjeta në krevat me një femër tjetër. Ç’kuptim ka kjo ëndërr?

– Ëndrra tregon që ju keni pak probleme me veten, domethënë, jetoni me frikën se i dashuri mund t’ju tradhtojë nga momenti në moment. Jeni natyrë shumë xheloze dhe kjo gjë ju bën të mos jeni e qetë në lidhje me partnerin. Ky është një problem që duhet ta zgjidhni me veten tuaj. Nëse ai ju ka lënë shkas për dyshime, fare mirë mund të tërhiqeni dhe të gjeni partnerin që ju jep siguri. Në të kundërt, nëse s’keni asnjë shkak për të dyshuar, pse e torturoni veten me mendime të tilla? Ëndrra tregon pikërisht frikën që keni ju, se mos ai ju tradhton. Qëndroni e qetë; ëndrra të tilla jo domosdoshmërisht tregojnë tradhti të mirëfilltë. Këto janë më shumë mendimet tuaja sesa një realitet.

Isha në avion

– Para dy netësh, pashë në ëndërr sikur do të shkoja në Itali te motra dhe po prisja avionin. Ndjeja që kisha pak ankth, por sapo hipa në avion, sikur më iku. Më pas m’u bë sikur po e drejtoja unë avionin dhe rreth meje kishte edhe shumë avionë të tjerë që po fluturonin. Pres përgjigje këtë javë. Çfarë parashikon ëndrra? Aida

– Ëndrrat sikur fluturon me avion tregojnë se ju jeni një person shumë ambicioz, që do të arrini shumë nga qëllimet tuaja në jetë, vetëm se duhet të llogarisni edhe pengesat që mund t’ju dalin përpara. Veç kësaj, gjatë rrugës së jetës, ju do të jeni e paqëndrueshme në planet tuaja dhe do të keni tendencën të kontrolloni çdo gjë, por jo gjithmonë mund t’ia arrini kësaj. Pengesë do t’ju bëhet paqëndrueshmëria e atyre projekteve që nisni. Megjithatë, në fund do të arrini gjithmonë synimin tuaj përfundimtar, realizimin e ambicieve që keni. Bëni vetëm pak durim.

Më vdiq babai

– Në ëndërr kam parë sikur babai im po jepte shpirt dhe vdiq. Kam qarë aq shumë në ëndërr saqë u zgjova dhe kisha qarë vërtet se ishte jastëku i lagur nga lotët. Ju lutem shumë, më thoni çfarë kuptimi ka, se po më ikën truri… Ilda

– E dashur Ilda, mos u shqetësoni, asgjë e keqe nuk do ta gjejë babain tuaj, përkundrazi, ëndrra tregon që ka jetë të gjatë. Së dyti, sërish ëndrra juaj parashikon gjëra pozitive; jo gjithmonë e qara tregon dëshpërim edhe në jetë. Në këtë rast, ajo parashikon që gjithë lotët që keni derdhur do të bëhen gëzim shumë shpejt, këto ditë. Nëse keni pasur ndonjë problem, pikëpyetje, çështje etj., ajo do të marrë zgjidhe. Planet tuaja do të shkojnë drejt zgjidhjes përfundimtare dhe ju do të gëzoheni.

Dhëmbët

– Unë shoh shpesh ëndrra me dhëmbë; herë më bien, herë më lëvizin, herë më nxihen. S’e marr vesh se pse i shoh kaq shpesh dhëmbët në ëndërr. Sidomos kohët e fundit, s’ka natë që nuk shoh që kam problem me dhëmbët. Mos paralajmërojnë fatkeqësi?

– Nuk duhet të mendoni menjëherë të keqen, mendoni pozitivisht dhe do të tërhiqni energji të tilla rreth jush. Sido që të jetë ëndrra, qoftë edhe e trishtueshme, është mirë të mendoni anët pozitive dhe të mos mendoni të keqen. Këtë e them përgjithësisht për ata që besojnë tek ëndrrat. Dalim te dhëmbët. Dhëmbët janë simbol i pavarësisë suaj, aftësisë suaj për komunikim dhe afërsisë me të tjerët, sepse ata (dhëmbët) janë afër njëri-tjetrit. Dhëmbët që lëvizin paralajmërojnë për mosarritje të suksesit aty ku keni dashur dhe njëfarë humbjeje materiale në përgjithësi. Nëpërmjet dhëmbëve ju merrni ushqim, që do të thotë se i dhuroni vetes energji. Në rastin kur ju lëvizin, ëndrra tregon që po e harxhoni më shumë seç duhet energjinë tuaj të brendshme dhe për pasojë, nuk do të keni sukses në planet tuaja. Pastaj, çdo dhëmballë përfaqëson një person të familjes. Dhëmballët lart përfaqësojnë meshkujt, ndërsa të poshtmit, femrat. Nëse ndonjëri prej tyre nxihet, lëviz apo bie, do të thotë që njërit nga këta pjesëtarë të familjes (apo fisit) do të sëmuret. Veç kësaj, lëvizja apo rënia e ndonjë dhëmbi tregon frikën se mos humbisni diçka tuajën.  Ëndrra, thjesht, tregon se keni frikë dhe ndjeni trishtim për diçka pasi mendoni të keqen, por kjo s’do të thotë që do të ndodhë vërtet. Janë raste shumë të rralla ato që kanë lidhje me humbjen e një njeriu.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Humba burrin, por fitova fëmijën e tij!

Next Post

Duan të më martojnë me vëllanë e burrit!

Advertisement