Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si bie njeriu në depresion ?


Përshëndetje! Sapo jam bërë nënë e kam lindur një fëmijë shumë të bukur e të shëndetshëm por ndihem shumë keq. Shpesh bëhem nevrike pa shkak, dua të  di mos më ka zënë  depresioni i paslindjes? A ekziston vërtet një  depresion i tillë apo kjo është  thjesht një  shpikje? Si bie një njeri në  depresion dhe si shërohet ai?

Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- E dashur të falënderoj për pyetjen e drejtuar!  Gjatë periudhës së shtatzanisë  në  trupin tonë   ndodhin ndryshime të  shumta fizike dhe hormonale . Por pasi lind fëmija situata ndryshon trupi ynë  siç ka qenë  më  format e mëparshme. Është e vërtetë që e gjithë vëmendja i shkon të  porsalindurit, po ashtu edhe vëmendja e partnerit ose familjarëve. Netë  të tëra pa gjumë  sidomos muajt e parë, një  stil jetese komplet ndryshe e kujdesi për veten është  gjëja e fundit që  ne mendojmë. Çdo njeri e përjeton ndryshe atë ç’ka ndjen, disa e marin me sportivitet, disa e marin me stres e bien në  depresion. Pra, që do të thotë  depresioni post –partum që ose i paslindjes ekziston probaliteti që   një  në  dhjetë femra të preket nga ky lloj depresioni. Muajin e parë   që   është   akoma më e vështirë e qara e fëmijës ndryshimet fizik , problemet e shumta që   lindin me gjidhënien e foshnjës. Gjithësesi këto duhen parë dhe janë probleme të   përkohshme pasi shumë shpejt gjëndja kthehet në   normalitet . Përpos faktit që   nevrikosesh pa arsye thjesht nga situata,  lindja e fëmijës është   gjëja më   e bukur që  mund t’i ndodhë njeriut. Unë do të këshilloja që të  kërkosh ndihmë   që edhe këtë situatë ta kalosh shpejt si nga bashkëshorti ose famijarët e tu . Fol, tregoi për situatën dhe do marrësh suportin e duhur, qoftë   mbështetje psikologjike apo edhe emocionale. Depresioni i paslindjes ose depresioni post –partum ekziston si fenomen dhe e perjetojnë   pothuaj të   gjithë   femrat, fatkeqësisht disa nga mungesa e informacionit. Disa kërkojnë   ndihmë   nga familjarët e të   afërmit ose kërkojnë   ndihmën e një   psikoterapisti ose terapisti , në   mënyrë   që   ta kalojnë   si fenomen. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, depresioni i paslindjes mund të   shkaktoj psikozë dhe shumë   probleme të   tjera. Shtatëzania dhe lindja e bebes është   një   periudhë   shumë   e rëndësishme në jetën e femrë. Gjatë  kësaj periudhe femrat ngarkohen me presionin fizik dhe psikologjik. Po ashtu lindja me vështirësi e bebes, ushqyerja me gji natën etj.

Advertisement

Arsyet psikologjike ku mjekët theksojnë se gratë  me depresion paslindjes kanë vështirësi të   përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të   kapërcejnë   presionin e shkaktuar nga gjidhënia e përkujdesja ndaj bebes. Duke pasur parasysh se presioni i grumbulluar gjatë   shtatëzanisë   dhe shqetësimet e mëdha. Pra, ky depresion ekziston e për fat sot ekzistojnë gjithashtu metoda të   ndryshme , për t’i ardhur në   ndihmë femrës që përjeton këtë lloj depresioni. Familja është faktori kryesor i kapërcimit të këtij problemi, suporti që jep familja. Të krijojë optimizëm përballë diçkaje që  duket se është e vëshire   por aq edhe e bukur njëkohësisht. Sigurisht që  s’është   një   shpikje pasi ka shumë   raste të   ndryshme që flitet për këtë   fenomen.Lindja e fëmijës, pavarësisht problemeve të   shumta që   hasim rrugës është   një   përvojë   unike dhe e bukur.

Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak në  këtë pjesë, gjithsesi edhe në fund dua të të them se për t’a kaluar këtë   situatë   të   vëshirë por edhe te bukur një  kohësisht nevojitet dashuria  e familjes e të   afërmëve ose  ndihma e terapistit. Faleminderit dhe gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk pata guximin t’i thoja “jo”!

Next Post

Duhet të bëj Bypass të zemrës?

Advertisement