Shpeshherë adultët theksojnë, se ‘’për një fëmijë është e pamundur të mbajë mënd se kur ka ndodhur trauma. Ai madje nuk do të kujtojë asgjë kur të rritet. Në fakt trauma ka jetëgjatësi në efektet që shkakton. Ndërsa fëmijët janë elastikë ata nuk janë të paafektueshëm.
Kjo nuk nënkupton se ai do të jetë emocionalisht i traumatizuar për tërë jetën. Me ndërhyrjet e përshtatshme, adultët mund të ndihmojnë fëmijët të shërohen nga eksperiencat traumatike në mënyrë efektive. Por duhet të jeni koshient se kur është e rëndësishme që fëmija juaj mund të kërkojë mbështetje profesionale Ndërhyrja e hershme mund të zbusë efektet psikologjike që shkakton trauma dhe do të bëjë që mos të instalohet çrregullimi post –traumatik.
Ngjarje të ndryshme mund të shkaktojnë traumë. Dhuna fizike apo abuzimi seksual mund të jetë për shembull traumatike për psikikën e fëmijës. Gjithashtu edhe ngjarje të ndryshme si aksident ose fatkeqësi të ndryshme natyrore( si stuhi të ndryshme), mund të ndikojnë psikologjikisht tek fëmija. Stresi në nivele të moderuara , si edhe të qënit viktimë e bulizmir,mund të jetë traumatike,edhe në qofte se mund të jetë adult. Një ngjarje që të konsiderohet traumatike mund të jetë në qoftë se:
-Situata ndodh në mënyrë të papritur
-Ripërsëritet vazhdimisht
-Kur dikush mund të jetë i ashpër
-Kur fëmija është i papërgatitur psikologjikisht për atë.
Traumat infantile nuk mund të ndodh vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë me fëmijën; por vuatja shpirtërore mund të traumatike për ta. Ekspozimi ndaj emisioneve apo filmave të dhunshëm mund të jetë ngacmues për traumën.
Duket të theksohet që traumat mund të ndikojnë deri në atë pikë që fëmija të ketë mendime vetëdëmtuese. Fëmijët me simptoma klinike të çrregullimit post-traumatik mund të ripërjetojnë traumën në mëndjen e tyre. Ata do të përpiqen që të shmangin çdo gjë që i kujton traumën dhe kjo mund t’i duket edhe si lojë.
Ndonjëherë fëmijët mund bëhen edhe hiper vigjilentë duke besuar se dicka e keqe do të ndodh sërisht. Simptomat që kanë fëmijët me çrregullimin post traumatik:
Simptomat klinike janë më të ndryshme ku fëmija përjeton ankth,frikë,depression,zemërim,aggression dhe sjellje vetëdestruktive,nevojë për të qënë e izoluar,vështirësi tek të besuarit e tjerëve. Por mbetet për t’u theksuar se jo çdo fëmijë zhvillon simptoma të çrregullimit post traumatik por mund të ketë edhe probleme emocionale dhe sjellore të cilat mund të jenë; probleme të vëmëndjes,vështirësi me përqëndrimin,ankesa somatizuese si dhimbje koke/stomaku, refuzim i shkollës, humbje interesi për aktivitet normale, irritim,ndryshime të zakoneve të ngrënit etj.
Ngjarjet traumatike ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe pasojat mund të zgjasin tërë jetën. Duhet pasur në vëmëndje që traumat mund të shkaktojnë risqe individuale sic janë problemet e ndryshme me shëndetin fizik (azma,diabeti,sëmundje kronare etj)
Si mund të mbështet një fëmijë që ka pësuar një traumë?
Ngritja e një sistemi mbështetës fëmija do të ketë të nevojshme që të mbështet emocionalisht për të minimizuar impaktin që ka trauma tek fëmijë. Duke e mbështetur emocionalisht dhe duke dëgjuar se si ndjehet fëmija e bëni të ndihet më i lehtësuar. Duhet folur në mënyrë sa më të drejtpërdrejte dhe duhet siguruar që çdo që tek fëmija i jep sigurinë e nevojshme emocionale. Nësë shihni që fëmija manifeston ndryshime të zakoneve të përditshme është me rëndësi që të bisedoni me pediatrin e zhvillimin më pas do të jetë vetë pediatrik i cili do të japë rekomandimet e nevojshmë për ta mbështetur. Duhet venë theksi se terapia e lojës apo “konjitiv bihejviorale” janë terapitë më efikasë në trajtimin e traumës.
Oriola PLAKU
Psikologe SOS FSHATI FËMIJËVE