Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kalova në depresion kur lashë sektin fetar


– Më falni që ju shqetësoj . Në pamundësi për të ardhur në zyrën tuaj, desha të flisja për një problem që më shqetëson vazhdimisht me psikologen tuaj. Jam 20 vjeçe, studente. Para disa vjetësh kam pas shkuar te sekti i “Dëshmitarëve të Jehovait”. Pasi e lashë, u ndjeva shumë keq dhe kalova një gjendje depresive. Tani, sa herë që i kujtoj, ndihem prapë keq, provoj një si gjendje ankthi, sa s’mund të fle as natën. Ju lutem, si mund të më ndihmoni? Po patët mundësi, më ktheni përgjigje. Do t’ua dija për nder sepse do më ndihmonit shumë me përgjigjen tuaj…!

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com: Përshëndetje! Të falenderojmë që ndan me ne shqetësimin tënd. Çështja është se për të dalë në përfundime të plota, duhet më shumë informacion lidhur me episodin e parë të ankthit, me këtë gjendje depresive, si është shfaqur, cila është frekuenca, cfarë mendimesh të vijnë në ato caste, cfarë ta shkakton këtë parehati; fakti që u largove apo që ishe pjesë e atij sekti.

Në rast se arsyeja e shqetësimeve të tua ka të bëjë me kohën kur ishe pjesë e këtij sekti, duke qenë se kur i kujton përjeton ndjenja negative, do të thotë se mbase për një arsye ose tjetër, angazhimi yt aty nuk ka qenë i përshtatshëm.

Advertisement

Jetojmë në kohën e shprehjes së lirë të besimeve të ndryshme fetare dhe ushtrimit të praktikave përkatëse. Do të thotë se gjithkush mund të jetë pjesë e një grupi fetar apo sekti. Por, kushti apo kriteri kryesor është që në cdo rast, besimi t’i shërbejë mirëqënies së individit, përmirësimit të cilësisë së jetës, arritjes së ekuilibrave të brendshëm e kështu me radhë.

Ajo që mund të ketë ndodhur në rastin tënd është që nuk e ke gjetur veten dhe nuk je përshtatur me ideologjinë apo praktikat e sektit ku ke qenë pjesë. Këtu nuk ka asgjë anormale apo të papranueshme. Prandaj, pjesëmarrjen tënde të mëparshme aty mund ta konsiderosh si një përvojë, që ndonëse nuk mund të ketë rezultuar sic ke pritur, në cdo rast mund të ketë vlejtur për dicka dhe nuk ka pse të shkaktojë pakënaqësi sot për sot. Duke e konsideruar si një përvojë të shkuar, që është mbyllur, do të ketë më pak ndikim tek ti sot dhe ky mendim mund të shërbejë për të të qetësuar. Të uroj më të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cubi Metka: I gjeni në “Duplex”...!

Next Post

Alar Band: Kur salla mbushet plot!

Advertisement