Këtu
më poshtë keni disa këshilla të lehta për t’u zbatuar, për të përballuar dimrin
pa u sëmurur as edhe një herë:
1. Lani duart
Larja e duarve shumë herë gjatë ditës është mënyra më e mirë për të evituar virusin dhe për të shpëtuar nga sëmundje si gripi apo gastroenteriti (që shoqërohet me të vjella dhe diarre). Nëse, për shkak të punës, takoni shumë njerëz, ose punoni në ambjente me mikrobe, mbani gjithmonë me vete një xhel antibakterial që përdoret pa ujë. Ideale për të dezinfektuar duart pasi ke prekur pesëdhjetë doreza dyersh të infektuara.
2. Hapni dritaret
Mëgjithëse jashtë temperatura mund të jetë nën zero, ajroseni dhomën dhjetë minuta para se të flini gjumë. Kjo pastron atmosferën, largon pluhurin dhe rinovon ajrin e dhomës. Dy ose tre herë në javë, ngjitni në kokën e krevatit një patch (shiten në farmaci), që shpërndan esencë eukalipti, pishe dhe trumze. Kështu do të merrni frymë më mirë. Për të kufizuar alergjitë dhe rinitet (piku i riprodhimit të akarieve bëhet në fund të vjeshtës), pastrojeni ajrin me një spraj antiseptic dhe baktericid 100% natyral.
3. Furnizohuni me zink
Zinku është një barrierë e vërtetë antivirusale. Mund të bëni një kurë kripërash minerale dhe vitaminash (në farmaci). Akoma më mirë, mund të konsumoni rregullisht fruta deti. Stridhet, molusqet e ndryshme, etj kanë me shumicë zink.
4. Ndërprisni duhanin
Duhani dobëson mbrojtjet imunitare të organizmit dhe shton në mënyrë të konsiderueshme nevojën ditore për vitamin C, të domosdoshme për të qenë në formë. Mënyrat për të ndërprerë duhanin janë të shumta, mjafton vetëm të keni dëshirë e vullnet.
5. Thithni aroma vajrash esenciale
Për të parandaluar infeksionet e dimit, përdorni aromaterapinë. Vajrat esenciale të trumzës, mentes, sherebelës, eukaliptit mund t’i vendosni në një shami pranë jastëkut.
6. Mbroni zorrët
Zorrët janë vendi ku ndodhet pjesa më e madhe e mbrojtjes sonë natyrale, florës së zorrëve, që vepron si barrierë kundër mikrobeve. Për të aktivizuar këtë mekanizëm të çmuar në dimër, përdorni substance probiotike, që gjenden tek qumështi dhe nënproduktet e tij, sidomos kosi, ose produkte të tilla si Actimel.
7. Mbajeni trupin drejt
Kur ke ftohtë, ke tendencë të mbledhësh supet dhe futësh kokën mes tyre. Kjo krijon tensione në kurriz dhe qafë dhe të bën të ndjehesh i lëshuar. Sapo ta kapni veten duke bërë diçka të tillë, drejtoni shpinën dhe merrni frymë thellë dhe pastaj lëshojeni duke e nxjerrë frymën ngadalë, disa herë rrjesht.
8. Lëvizni
Është gabim të mendohet se dimri është stina e letargjisë. Përkundrazi, aktiviteti fizik shton energjitë dhe forcon imunitetin. Zgjidhni një sport që ju pëlqen, që të mos dekurajoheni shpejt.
9. Përdorni mjaltin
Një lugë mjalti çdo mëngjes ju jep energji. Me vitaminën B që ai ka, ju bën mirë edhe për lëkurën. Qumështi i mbretëreshës, shumë i pasur me acide aminike, kripëra minerale dhe vitamina tonifikuese, shton rezistencën ndaj të ftohtit dhe lodhjes, Propolisi, një substancë e gjetur tek lulet, ka një veprim antibiotik dhe antibakterial. Në fund, poleni, me sheqernat, proteinat, acidet aminike dhe vitaminat forcon organizmin dhe shton rezistencën ndaj infeksioneve. Gjendet në formë tabletash, ampulash, ose pudrash (farmaci, etj).