Përshëndetje, znj. Orjola! Uroj që të jeni mirë por këtë periudhë po më shqetëson sjellja e tim biri. Ai ka qënë mjaft mirë me mësime në klasën e parë. Mirëpo vitin që kaloi ne u bëmë prindër të një vajze. Im bir pati rënie drastike në mësime sepse unë nuk isha më e lirë si më parë. Ne si prindër u përpoqëm shumë por ditën që u shpërndanë fletët e lavdërimit, ai kuptoi se nuk ishte pjesë e nxenësve të dalluar në klasë. Kur kuptoi se e kishin marrë disa shokë të tjerë, u bë shumë keq dhe vetëm qante. Këtë vit na ka premtuar se do të studionte shumë por sa vjen momenti i detyrave fillon dhe acarohet dhe nuk mund të shkruajè asnjë fjali pa mua. Në përditshmëri është fëmijë i shkathët, model në sjellje, ai nuk ka komplekse përveç shkollës. Ne të dy si prindër jemi me arsim të lartë përpiqemi të plotësojmë dëshirat e fëmijës. Madje, së fundmi kam bërë një tabelë ku fëmija të orientohet për detyrat shkollore. Por është e pa mundur… Kam rënë në hall të madh dhe nuk di si t’ia bëj?
Orjola Plaku, psikologe në Fshatin e Fëmijëve Sos, e-mail: plakuoriola@gmail.com:-Përshëndetje, e dashur! Faleminderit që keni ndarë shqetësimin tuaj me mua. Unë e kuptoj mjaft mirë se si ju po ndiheni tashmë. Në lidhje me çështjen që po më drejtoheni kuptoj se ardhja në jetë e një fëmije tjetër, ka ndikuar në psikologjinë e fëmijës tuaj, pasi fëmija mendon se ‘i vogli/a do të mar të gjithë vëmëndjen prindërore’. Disa fëmijë mund të zhvendosin ndjenjën e xhelozisë në një drejtim siç mund të jetë shkolla apo shpërthime sjellore etj.. si një thirrje e brëndshme për t’u përqendruar edhe tek ai.
a) Në fakt ajo çfarë unë do t’ju rekomandoja juve është që të bisedoni individualisht me fëmijën, duke ndarë pasiguritë tuaja, si psh: kujtoni se si jeni ndjerë ju kur dikush është vlerësuar nga mësuesja dhe bëje fëmijën që të kuptojë se nuk duhet të krahasohesh me shokët pasi secili ka mënyrën e vet. Jeta e të tjerëve nuk duhet të ndikojë në tënden.
Mendoj se jeni një prind i kujdesshëm dhe kam besim që ju nuk kritikoni apo gjykoni të tjerët në prezence të fëmijëve.
Bëjeni fëmijën të përqendrohet tek vetja.
b- Fol me të se si ndjehet në raport me motrën dhe në shkollë.
Nëse e verbalizon se ndjehet xheloz, thuaj se çfarë kupton në lidhje me këtë ndjesi?
Ju lutem, mos kërkoni perfeksion tek fëmija. Jepi kohë të pushojë. Mos i listoni detyrat sepse mund të rrisni nivelin e stresit.
Ftoje në lojë dhe ndaje kohën me të dy fëmijët.
c- Përforco pozitivisht sjelljet pozitive
Duhet theksuar se kur fëmija bën një detyrë mjaft mirë, atë ditë dhe në vijimësi ju do të duhet t’i kujtoni se sa kreativ ishte dhe se iu pëlqeu shumë mënyra se si i përmbushi detyrën.
d- Shiko për modele pozitive duke i dhënë shembuj të ndryshëm e duke kërkuar edhe mendimin e tij. Mund të diskutosh edhe për animacionet me fëmijën.
e- Vendosini një emër tjetër xhelozisë bashkë me fëmijën me qëllim që mendimet negative tè zëvendësohen me pozitive.
f)Drejto sjelljen e fëmijës kujdesu mos përforco emocionet negative.
g)Monitoro duke biseduar vazhdimisht me mësuesen për sjelljen e fëmijës. Fëmija juaj është shumë i ndjeshëm dhe është përballur me një ndryshim në jetën e tij.
h) Qëndroji pranë se në këtë situatë reduktoni nivelin e stresit.
i) Eksploroni duke biseduar me femijën si ndihet në shkollë.
j) Përdor një board ku shënon arritjet ditore të fëmijës dhe vendosi në një ambjent të dukshëm.
k) Inkurajoni autenticitetin tek fëmija.
Nëse kjo situatë vazhdon dhe ju keni provuar me rekomandimet e mia e nuk ka rezultuar asnjë ndryshim, ju lutem drejtohuni për një takim me psikologun. Për çdo gjë, jeni të lutur të më shkruani sërisht në emailin tim të cilin e keni të shkruar tek infot e materialit.