Fatma Methasani, është ndoshta fytyra më e ëmbël e ekranit të “InTv” me emisionin “Funday”. E bukur, e qeshur dhe padyshim një moderatore e talentuar, vjen sot në këtë interviste kaq të këndshme duke treguar që di të jetë po aq e këndshme sa edhe në ekran! Fatma Methasani për ju lexues të dashur!
Abi Keta:- Fatma, si u bëtë bashkë ti dhe Intv?
Fatma Methasani:– Gjërat më të bukura ndodhin kur nuk I prêt. Unë dhe IN-tv jemi bërë bashkë krejt papritur. Na bashkoi një palë e tretë dhe pas disa takimeve ne u dashuruam me nëjri tjetrin. (hahah)
– Pse pikërisht “FunDay”?
– Unë besoj shumë tek energjia e mirë tek gjërat që bëhen me qef dhe për qef
– Sa fun(e këndshme) është Fatma?
-Fatma është aq fun saqë harron ti marrë seriozisht disa gjëra që duhet.
– Mbi ç’shtylla është ndërtuar emisioni?
-Shtylla dhe qëllimi kryesor është të përcjellë energji pozitive tek shikuesit. Ti bind që gjërat më të bukura janë të thjeshta. Sigurisht që ai mbetet një format entertainment me shoë biz dhe muzikë.
-Ata që të ndjekin në “InTv”, duan të dinë diçka më shumë për ty… Me çfarë merrej Fatma para se të bëhej pjesë e tij?
-Kam qenë gjithmonë një vajzë që bëja shumë gjëra njëkohësisht. Unë e kam thënë që me median jam marrë që në moshën 16 vjeçare edhe pse isha në pjesën e backstage e kam shijuar dhe kam mësuar shumë. Edhe tani në INTv merrem me shumë gjëra të tjera të rëndësishme pas kamerave.
– Si i reziston ky emision viteve që po kalojnë?
-Këtë nuk e kam kuptuar as unë. Di vetëm të them që jam e bekuar kur shoh dashurinë që marr nga ndjekësit dhe faction që janë kaq besnikë edhe pas 4 viteve.
– Sa më të plotësuar e shikon veten nga moshatarët e tua?
-Di vetëm të them që gjithmonë kam qenë shumë më e ngarkuar se bashkmoshatarët e mi. Unë po bëj atë që dua dhe dua ta bëjnë gjithë moshatarët e mi, ky është sekreti i ëmbël i të qenurit e plotësuar.
– Fakti që nuk ke shumë kohë tani, të bën të dukesh pak më mendjemadhe në syrin e shoqërisë?
– Ka patur edhe raste të tilla plot, por i kemi zgjidhur pa i bërë bllok njëri-tjetrit (Qesh). Fakti që nuk kam kohë e ka kuptuar dhe mami im tani më që nuk ankohet më, (qesh) por me rrethin e miqve të mi të ngushtë e gjejmë disi kohën.
– Zakonisht, vajzave të bukura nuk u besohet kur thonë se nuk kanë të dashur, por ka shumë prej tyre singëll. Pse ndodh kjo?
-Nuk di të them për vajzat e bukura, por jam e sigurt që njerëzit e bukur e gjejnë gjithmonë, një mënyrë për të qenë të lumtur. Unë mendoj që kjo është më e rëndësishme sesa të kesh një partner apo jo?
– Çfarë mendohet tjetër gabim për vajzat e bukura?
-Çështjet për vajzat e bukura nuk janë pika ime e fortë kështu që nuk kam përgjigje (Qesh)
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!