Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ja kujt ia dedikon këngën e fundit Arben Dibrani-Benito (Video)
“Ku ka zjarr e ku del tym , ku ja bën koburja bym”… atje është edhe opozita shqiptare . Nga Agron Berdaj    
Ky është berberi shqiptar që bënë mrekulli

“Ku ka zjarr e ku del tym , ku ja bën koburja bym”… atje është edhe opozita shqiptare . Nga Agron Berdaj    

Mosbindje civile cilësohet aksioni i fundit i opozitës për rrëzimin e qeverisë .Madje  ndonjë mëndje sakate prej kapteri shkon edhe më tej ku  nisëma e mësipërme propozon   të përshkohet nga motua  “Më dënoni edhe mua“ .Pra, të gjithë të inkriminuarit duhet të bashkohen si një trup të vetëm për t’i bërë ballë drejtësisë  . Nisma  për  mosbindjes qytetare ,nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e opozitarizmit dhe standarteve demokratike . Ajo është e frymëzuar  nga qëllime  të errëta politike ,nga fryma  revanshiste  në mbrojtje të mafies dhe krimit ,të vjedhjes dhe përdhunimit të demokracisë në këto njëzetëepesë vjet. Demokracia shqiptare nuk vuan nga mosbindja civile ,pasi këtë e kemi patur kurdoherë me tepëricë . Ndoshta jemi nga popujt e rrallë në botë që nuk e duam shtetin që e përdhunojmë dhe vjedhim atë në mënyrën më të turpëshme që nga maja e piramidës dhe deri në qelizën më të fundit të tij . Karakteristik është se  mosbindjen qytetare  e nxit dhe e frymëzon vetë politika e opozitës dhe ajo qeveritare .Ajo, si një armë politike e kamufluar është nxitur dhe zhvilluar në  momente kritike të  historisë .  Mosbindja civile ka qënë arma më e keqe e antishqiptarizmit . Ngjarjet e viteve 96- 97 ,ato të vitit 1999 nga ku varej fati i Kosovës ,në Shqipëri zhvillohej akti i mosbindjes civile .Por edhe sot ku flitet për të , kërkohet të sabotohet reforma në drejtësi dhe të pengohet hapia e negociatave me BE .Një e veçantë tjetër e mosbindjes civile është se ajo  ka nisur  si aksion politik paqësor dhe ka  përfunduar në luftë të armatosur , me  dhunë , djegie dhe shkatërrime,në rënien e shtetit  . Mosbindia civile në Shqipëri nuk ndodh vetëm nga turmat e manipuluara politikisht por edhe nga  qeverisjet të cilat  çdo ditë realizojnë  mosbindjen e tyre ndaj ligjeve të shtetit dhe interesave të qytetarëve . Opozita  e sotme kur ishte në pushtet këtë mosbindje e kishte  strategjinë e saj për rrënimin e shtetit dhe të shoqërisë .Ajo votën e simpatizantëve të saj e blinte duke u dhënë leje që ata të vidhnin dritat  dhe ujin ,të grabisnin prona e shtetit , të ndërtonin pa leje ,të zhvillonin trafiqet ,të vrisnin dhe të dhunonin kundërshtarët politik ,ti jepnin pushtet të pa kufizuar mafjes të brendëshme dhe asaj nderkombëtare .Duke mos e kuptuar ndëshkimin popullor ndaj këtij llojë rebelimi qeverisës ,prapë sot liderit e inkriminuar të opozitës ,i premtojnë popullit se me ardhjen e tyre në pushtet do të sjellin lumturinë ,se populli nuk do të ketë taksa se buka dhe uji do të jepen falas nga qeveria .Por populli i ndershëm që njeh mirë hipokrizinë dhe egërsinë e opozitës ,natyrën e saj kriminale dhe korruptive nuk pranoi t’i bëjë deputetet e opozitës pjesë e reagimit popullor .Madje ditën e martë kur u zhvillua në Tiranë protesta e bizneseve të vogla duke i mbyllur për dy ore qepenat e dyqaneve demostruesit ,i përzunë  deputet e opozitës  si antivlera dhe që u bënin pis protestën .Është  rasti i rrallë  në botë që  opozita e një vendi të prodhoi në popull kaq shumë pakënaqësi ,urrejtje ,pasiguri dhe mosbesim ,si po prodhon opozita shqiptare .  Vetëm një përmbysje e thellë dhe një veting i fortë mund ta shpëtojë këtë  opozitë  nga e shkuara e saj kriminale  .Mosbindjen PD-ja ,duhet ta nisi ndaj udhëheqies dhe strukturave të saj drejtuse ,pastaj të kërkoi mosbindjen e popullit ndaj qeverisë  .Ndryshe ajo nuk ka shpëtim, ashtu si dhe vendi pa një opozite të vërtetë do të rrëshqiste  në një neo-diktaturë . Po pushteti a nuk ndikon në nxitjen e mosbindjen civile ? Sigurisht se po .Një subjekt politik që në fushatat e zgjedhjeve paraqitet me programe dhe parulla të majta dhe kur vjen në pushtet zbaton politika ekstremiste të djathta .Një subjekt politik që hiqet si i majtëi, por që në praktikë mbron dhe favorizon monopolet . Për gati gjashtë vjet qeverisje progresin ajo  nuk e bazon te politikat e zhvillimit ,por te taksat e shtuara mbi popullin .A mund të vendosen taksa të tilla  pa mbajtur parasyshtë nivelin ekonomik të shtresave në nevojë? Si mund t’i marrësh popullit pa i dhënë asgjë .A nuk është edhe kjo një mosbindje e qeverisë ,ndaj popullit ,e ligjeve ekonomike dhe atyre shoqërore .Edhe qeveria për të mos nxitur mosbindjen civile duhet që në vend të egoizmit të vëri në veprim logjiken ,ku  në vend të kapriçiove dhe zhvatjes së pasurisë kombëtare  përmes koncesioneve të vëri në zbatim llogaritë arithmetike ,për të kuptuar nivelin ekonomik të popullit . Mesa duket Rama, i tejgopur nga pushteti e ka të vështirë ta shikojë varfërinë në sy ,me të gjitha plagët dhe dhimbjet e saj ,pa e ngjyrosur dhe e pikturuar atë me bojrat e piktorit . Megjitha edhe në këtë rast nxitësit dhe organizatorët e mosbindjes qytetare ,mesa duket po dështojnë  .Mosbindja më shumë se ndaj qeverisë po drejtohet kundër  opozitës që ende nuk është ndarë nga bota e krimit .Filozofia e opozitës  për tu ndodhur gjithmonë atje ku ka zjarr dhe ku del tym ,ku ja bën koburja bym ,nuk është aspak demokratike ,por një dukuri anakronike ,që do ta çojë atë nga njëra disfatë në tjetrën .

Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja kujt ia dedikon këngën e fundit Arben Dibrani-Benito (Video)

Next Post

Ky është berberi shqiptar që bënë mrekulli

Advertisement